Punëtoria “Turkologjia në Ballkan” filloi sot në Sarajevë me temën “E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e studimeve të Turkologjisë në Ballkan”.
Punëtoria u organizua nga Instituti "Yunus Emre" në Sarajevë (YEE), në bashkëpunim me Komunën e Karatay nga Konia, si dhe ligjerues e studentë të Turkologjisë nga Türkiye, Bosnja e Hercegovina, Hungaria, Serbia, Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria, Rumania dhe Maqedonia e Veriut.
Kryetari i Bashkisë së Karatajas, Hasan Kilca, në fjalën e hapjes tha se qëllimi i tyre është të identifikojnë problemet aktuale në fushën e turkologjisë dhe të kontribuojnë në zgjidhjen e tyre.
"Në Ballkan fliten dialekte të ndryshme të turqishtes dhe jetohet e mbushur me gjurmë të letërsisë dhe kulturës turke. Punëtoria do të analizojë në detaje veprat e botuara dhe ato janë në proces të krijimit. Ajo që po ndodh në këtë rajon nuk ka prek vetëm popullin turk, por edhe të gjitha grupet e tjera etnike në rajon, ky rajon gjithashtu ka një histori komplekse dhe të kaluar politike dhe është e rëndësishme që të kemi një perspektivë gjithëpërfshirëse dhe të trajtojmë të gjitha këto dallime dhe kompleksitete gjatë organizimit të studimeve turkologjike”, tha Kilca.
Kilca theksoi se ky takim është i rëndësishëm edhe për forcimin e vëllazërisë turke dhe shtoi se punëtoria do të çojë në marrëveshje dhe bashkëpunim të rëndësishëm.
"Dëshiroj gjithashtu të theksoj se ne kemi detyrimin të ruajmë gjuhën tonë me gjithë origjinalitetin e saj në një botë ku teknologjia po përparon me shpejtësi dhe digjitalizimi është përhapur në çdo aspekt të jetës. Turqishtja jonë, e cila çelikon vullnetin tonë kombëtar, është njëkohësisht garancë e marshimit tonë drejt së ardhmes”, tha Kilca.
Faruk Berat Akcecme, këshilltar për arsim i Ambasadës Turke në Sarajevë, tha se gjatë historisë, turqishtja është përdorur si gjuhë komunikimi, kulture dhe letërsie.
"Ne po mundohemi të kontribuojmë në turqishte me studimet aktuale të bëra nga YEE, Fondacioni turk "Maarif" dhe studimet e ekspertëve të emëruar nga Türkiye në këtë rajon. Në Tuzla, Sarajevë dhe Mostar në Bosnjë e Hercegovinë kemi katedër për gjuhën turke. Ka afër 100 studentë në studimet universitare, master dhe doktoraturë”, tha Akçesme.
Koordinatori i gjuhës turke në Institutin "Yunus Emre" në Sarajevë, Ersin Akbulut, tha se besojnë se turqishtja do të jetë gjuha e shekullit në përputhje me vizionin e "Shekulli i Türkiyes".
Ai deklaroi se gjuha turke preferohet si gjuhë e huaj me zgjedhje në rreth 170 shkolla fillore dhe të mesme në mbarë Bosnjën e Hercegovinën në kuadër të projektit “Zgjedhja ime është turqishtja”.
"Rreth 100 mësues të diplomuar në departamentet e Turkologjisë në Bosnjë e Hercegovinë janë duke punuar në këtë projekt, në të cilin rreth 7.000 studentë aktualisht po mësojnë turqisht", tha Akbulut.
Gjatë seminarit të sotëm dhe të nesërm, pjesëmarrësit do të diskutojnë një sërë temash, si fonetika, morfologjia, semantika, pragmatika, retorika, leksikografia, përkthimi, letërsia turke, folklori turk, kultura turke, politika gjuhësore e vendeve të Ballkanit, statusi dhe nevojat e mësimdhënies së gjuhës turke.