Liqeni i Ohrit, 5 vjet në listën e pasurive të UNESCO-s /     Foto: AA

Liqeni i Ohrit është trashëgimi e UNESCO-s. Që nga 5 korriku i vitit 2019, ky liqen, i ndarë mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, është përfshirë në listën e UNESCO-s si pasuri e kombinuar e trashëgimisë, natyrore dhe kulturore.

Në këtë 5-vjetor, ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, ndau një video mbresëlënëse të pamjeve nga ajri mbi Lin.

Liqeni i Ohrit ofron një strehë unike për lloje të shumta endemike dhe relikte të florës dhe faunës së ujërave të ëmbla. Ujërat e tij oligotrofikë përmbajnë mbi 200 lloje endemike me nivele të larta endemizmi për speciet bentike në veçanti, duke përfshirë: algat, diatomet, krimbat e sheshtë turbelar, kërmijtë, krustacet dhe 17 lloje endemike peshqish.

Ndryshe, një pjesë e Liqenit të Ohrit në pjesën e Maqedonisë së Veriut duke përfshirë edhe qytetin e Ohrit, ishte i regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore që prej vitit 1979.


TRT Balkan / agjencitë