Muzeu Historik Kombëtar përmes një njoftimi në rrjete sociale drejtuar agjencive turistike, drejtuesve të tureve kulturore dhe palëve të tjera të interesuara ua bën me dije se do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 mars 2024 deri më datë 15 mars 2028.
“Në kuadër të zbatimit të projektit ‘Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë’, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 mars 2024 deri më datë 15 mars 2028.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e MHK.
Ndryshe, gjatë vitit 2023 Muzeu Historik Kombëtar në Tiranës u vizitua nga 99.796 mijë turistë. Në raport me shifrat e vitit 2022, vitin e kaluar Muzeu Historik Kombëtar pati një rritje prej 218 për qind.