Krahasuar me vitin 2022, numri i vizitave të muzeve në 2023 ka pasur një rritje prej 46% në tërësi.
Në krye të muzeve më të frekuentuar sipas ministrisë së Turizmitz dhe Mjedisit është Muzeu Gjergj Kastrioti në Krujë me një numër vizitorësh prej 110 mijë përgjatë gjithë vitit të kaluar.
Vendi i dytë ndiqet nga Muzeu Historik Kombëtar i Tiranës, të cilin e kanë vizituar 99.796 mijë turistë. Pavarësisht renditjes së vitit 2023, muzeu i Tiranës ka pësuar një rritje prej 218% në raport me shifrat e vitit 2022.
Muzeu Ikonografik Onufri i Beratit për vitin 2023 është parë nga 75,772 mijë vizitorë, duke u rënditur në vend të tretë për nga vizitueshmëria. Për më tepër kjo shifër ka një rritje prej 694% nga viti 2022.
Interes i madh nga vizitorët është treguar edhe për Muzeun Kombëtar të Përgjimeve që njihet ndryshe edhe me emrin "Shtëpia me Gjethe”. 48.835 mijë turistë kanë zgjedhur shtëpinë e përgjimeve si një atraksion kulturor dhe historik idendifikues për popullin shqiptar.
Në vend të pestë rënditet Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi në Shkodër, ku në tërësi, me një shifër prej 19.220 mijë vizitorësh ka pësuar një rritje prej 47% krahas vitit paraardhës.
Një milion vizitorë në institucionet kulturore Ndërkaq, në shifrat e publikuara nga Ministria, gjatë vitit të kaluar, thuhet se 28 institucionet kulturore, përfshirë këtu muzetë, kalatë dhe parqet arkeologjike janë vizituar nga mbi 1 milionë shtetas të huaj dhe vendas.
Sipas vlerësimeve nga Minsitria e Kulturës dhe e Mjedisit, në lidhje me të ardhurat e përfituara nga vizitorët, në institucionet kulturore për vitin 2023, janë përfituar mbi 3,2 milionë euro, që janë rreth 43,2% më shumë se të ardhurat e përfituara gjatë vitit 2022.