Dje në mbrëmje, Qendra Kulturore dhe Informative e Maqedonisë së Veriut prezantoi Orkestrën Kombëtare të Xhezit para publikut në Tiranë.
“Këta janë muzikantë gjenialë. Jam jashtëzakonisht mirënjohës për bashkëpunimin me qendrën maqedonase, jam mirënjohës që këta muzikantë të mrekullueshëm kanë luajtur sonte në qytetin tonë”, tha Besim Petrela, drejtori i “Albania jazz fest”, i kënaqur menjëherë pas performancës së tyre brilante.
Siç informon Qendra Kulturore dhe Informative e Maqedonisë së Veriut në Tiranë, ky është prezantimi i parë i orkestrës jashtë vendit, i cili shkaktoi stuhi gëzimi.
Orkestra ka stile të ndryshme në repertorin e saj, duke filluar nga xhezi klasik, te swing, bi-bap e deri te kompozimet nga “Leb i soll”.
Lindi një brez i ri muzikantësh të rinj, të cilët sundojnë në mënyrë sovrane skenën, instrumentet e tyre dhe muzikën. Ata luajnë me lehtësi, zgjuarsi dhe mjeshtëri të jashtëzakonshme.

Herë-herë të duket sikur je përballë një orkestre që ekziston prej dhjetëra vitesh, megjithëse nuk ka kaluar asnjë vit nga formimi i saj deri më sot.
Dje performanca e tyre në “Albania jazz fest” tregoi gjithë kuptimin e formimit dhe punës së tyre.
Në sallën e mbushur plot me njerëz të Akademisë së Arteve në Tiranë, publiku i përcolli me disa minuta duartrokitje dhe dy kërkesa që muzikantët të riktheheshin në skenë.
Qendra kulturore dhe informative në Tiranë njofton për datën 16 maj 2024 prezantimin e “Orkestrës Xhambo Agushevi” në festivalin “Clouds” në Tiranë.
Foto: Gerta Kordali