President i Shqipërisë, Ilir Meta     Foto:  Ilir Meta / Facebook

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka kthyer në Kuvend, projekt-ligjin për menaxhimin e Parkut të Butrintit. Përmes një konferencë për shtyp presidenti Meta, ka njoftuar se është e papranueshme logjika që një pasuri si Butrinti, me rëndësi historik, shteti të heqë dorë nga çdo përgjegjësi.

Sipas tij marrëveshja e lidhur (Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit) dhe forma e zgjedhur e bashkëpunimit për administrimin e një pasuri me vlera kulturore – universale duhet të bëhet në përputhje më përgjegjësitë shtetërore që ia ngarkojnë Kushtetuta dhe aktet ndërkombëtare.

“Parku Kombëtar i Butrintit është një pasuri e paluajtshme e regjistruar në listën botërore të UNESCO-s. Sipas konventës së Parisit, përgjegjësia mbi këto objekte nuk mund të kalojë në OJF, por mbetet te shteti. Shteti nëse do të aplikojë këtë formë të re administrimi nëpërmjet një fondacioni, duhet të ruante rolin e tij, tha presidenti Meta, dhe shtoi se institucioni të cilën ai e drejtojn nuk është kundër formave të bashkëpunimit shtet-privat.

Mes tjerash ai theksoi se në një pasuri me vlerë të tilla, duhej marrë ekspertiza e zyrës së UNESCO-s, gjegjësisht në këtë marrëveshje administrative, a janë përfshirë të gjitha zonat e miratuara si Park Kombëtar? Nëse jo, presidenti Meta, shtroi si pyetje se cili do të jetë destinacioni dhe niveli i administrimit të tyre?”

Ndryshe, në maj të këtij viti Kuvendi i Shqipërisë, e miratoi projekt-ligjin për marrëveshjen mbi administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit, lidhur ndërmjet ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit.
Ligji i qeverisë u miratua me 75 vota pro dhe mori 18 vota kundër.

Sipas mazhorancës marrëveshja për Butrintin, është mbështetur nga UNESCO. Ndërkohë, opozita ka kritikuar se pas këtij projekt ligji fshihet një koncesion.

TRT Balkan