Jorgo Papingji është një nga emrat më të shquar të muzikës shqiptare, qoftë popullore, të përpunuar apo asaj të lehtë, ku me anë të teksteve të tij, ndër vite, ka krijuar një profil krejt të veçantë poetik e artistik. Tekstet e Papingjit kanë zënë hapsirën e tyre në të gjitha Festivalet e RTSh-së si dhe në audicionet e tjera muzikore për të gjitha moshat dhe nivelet e shoqërisë shqiptare. Artisti ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivali i Këngës”, njëri prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Eurovisionin e vitit 2014. Papingji mban edhe titullin “Mjeshtri i Madh”, duke lënë pas vetes një bagazh me më shumë se 4.000 këngë. Për vdekjen e Papingjit shprehën ngushëllime figura të ndryshme të sferës shoqërore, artistike dhe politike, si dhe Kuvendi i Shqipërisë mbajti 1 minutë heshtje për Mjeshtrin e Madh. Lirizmi i Papingjit, mprehtësia dhe thjeshtësia me të cilën ai na përcolli të vërteta të mëdha e bëjnë atë një poet të papërsëritshëm, si dhe një zë të fuqishëm të poezisë së re shqipe.
22 Mar 2024
Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare shkrimtari shqiptar Jorgo Papingji
Burime për mediat bëjnë të ditur se Papingji ka ndërruar jetë në spital.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
'Green Border' me 7 çmime në Festivalin e Filmit në Venecia
Transmetuesi publik i Türkiyes, bashkëprodhimi "Kufiri i Gjelbër", i drejtuar nga regjisorja mjeshtërore polake Agnieszka Holland, fiton gjithsej shtatë çmime, duke përfshirë "Çmimin Special të Jurisë", në Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.