“Pietro Marubbi, një fotograf në Shqipërinë osmane”, ekspozita në Prishtinë

“Pietro Marubbi, një fotograf në Shqipërinë osmane”, ekspozita në Prishtinë

Në qytetin e Prishtinës organizohet ekspozitë e fotografit “Pietro Marubbi”
“Pietro Marubbi, një fotograf në Shqipërinë osmane”, ekspozita në Prishtinë     Foto: ATA

Në muzeun Etnologjik të Prishtinës në kuadër të Manifesta 14, do të mbahet ekspozita “Pietro Marubbi, një fotograf në Shqipërinë osmane”

Ekspozita e cila instalohet në një banesë me arkitekturë orientale, na kujton stilin e strukturës ku Marubi erdhi e ndërtoi studion e tij fotografike.

Koncepti kuratorial i ekspozitës ashtë i bazuar në një përzgjedhje imazhesh që na tregojnë edhe për marrëdhëniet ndërmjet refugjatëve italiane në Shkodrën e shek. XIX.

Foto: ATA

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 30 tetor të këtij viti dhe realizohet në kuadër të bienales nomade e cila për këtë vit i takon Prishtinës.

Manifesta, Bienalja Europiane e Artit Bashkëkohor, e ndryshon vendndodhjen e saj çdo 2 vjet.

Foto: ATA

Kjo bienale përpiqet të qëndrojë larg atyre që njihen gjerësisht si qendra që prodhojnë art, duke e kërkuar atë në terrene të freskëta e më të begata.

Sigurisht që kjo është dhe njëra nga arsyet përse u përzgjodh Prishtina për edicionin e saj të 14-të.

ATA