Skenaristët e Hollivudit janë në grevë për herë të parë në 15 vjet.   / Foto: AA

Shoqata e Skenarëve të Amerikës (WGA) ka njoftuar se 11.500 anëtarët e saj do të hyjnë në grevë pasi negociatat me kompanitë e studiove mbi pagat u prishën.

Vendimi i skenaristëve për grevë vjen pas negociatave të dështuara mbi rritjen e pagave dhe ndarjen e fitimeve me Shoqatën e Filmit të Amerikës (MPAA), e cila përfaqëson më shumë se 350 kompani prodhimi, duke përfshirë Disney dhe Netflix.

WGA-ja njoftoi se negociatat me kompanitë e prodhimit, të cilat zgjatën rreth gjashtë javë, nuk ofruan një zgjidhje për krizën me të cilën përballen po skenaristët mes inflacionit të lartë rekord.

Greva e shpallur nga WGA-ja është planifikuar të fillojë sot pasdite dhe mund të shkaktojë vonesa në shfaqjet e filmave.

Hera e fundit që skenaristët e Hollivudit hynë në grevë ishte në vitin 2007 dhe një ndërprerje 100-ditore e punës shkaktoi një humbje prej rreth dy miliardë dollarësh.

Shkrimtarët kanë folur për kushte më të vështira pune dhe paga më të ulëta vitet e fundit për shkak të rritjes së shpejtë të prodhimit vjetor të serialeve televizive dhe filmave, dhe WGA-ja thotë se shkrimtarët do të përballen me një "krizë ekzistenciale".

TRT Balkan / agjencitë