Spanjë: Nisi vrapimi i demave në Pamplona.     /Foto: AA

Pjesëmarrës të shumtë morën pjesë në vrapimin me dema në Pamplona të premten, në provincën autonome spanjolle të Navarrës, në kuadër të festivalit tradicional San Fermin.

Festivali San Fermin zhvillohet çdo vit nga data 6 deri më 14 korrik dhe ka nisur dje me lëshimin e një rakete, e cila quhet “chupinazo”.

Spanjë: Nisi vrapimi i demave në Pamplona. AA

Manifestimi më i famshëm i festivalit është “encierro”, pra vrapimi me dema në rrugët e ngushta të qendrës së Pamplonas, dhe megjithëse çdo vit lëndohen shumë pjesëmarrës, rrugët janë plot me pjesëmarrës.

San Fermin ka një traditë që daton që nga Mesjeta, dhe Pamplona pret deri në 1,5 milion turistë gjatë ditëve të festivalit.

Festimi nëntëditor i San Ferminit u popullarizua nga Ernest Heminguej, fituesi i Çmimit Nobel për Letërsinë, në novelën e tij të vitit 1926 'Dielli lind përsëri'.


TRT Balkan / agjencitë