"Trekëndëshi i pikëllimit" i TRT-së me 4 çmime në Oskaret Evropiane.     Foto: AA

Filmi i realizuar në bashkë-produksion nga TRT, "Trekëndëshi i Pikëllimit" (Hüzün Üçgeni), i regjisorit dhe skenaristit suedez, Ruben Östlund, fitoi çmimet "Filmi më i mirë", "Regjisori më i mirë" dhe "Skenari më i mirë" në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të mbajtur në kryeqytetin e Islandës, Rejkjavik.

Aktori kroato-danez, Zlatko Buric, i cili luajti një miliarder rus në film, fitoi çmimin "Aktori më i mirë".

Sipas deklaratës së bërë nga TRT, filmat e realizuar në bashkë-produksion, për 2 vite rradhazi fitojnë çmimet "Filmi më i mirë" dhe "Regjisori më i mirë" në "Çmimet evropiane të filmit" (European Film Awards), që konsiderohen si çmimet "Oscar të Evropës".

Vitin e kaluar, filmi "Quo Vadis, Aida?" me regji të regjisores boshnjake, Jasmila Zhbaniq, fitoi çmimet "Filmi më i mirë", "Regjisori më i mirë" dhe "Aktorja më e mirë" në "Çmimet evropiane të filmit".

Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Mehmet Zahid Sobacı, në rrjetet sociale uroi për çmimet e fituara nga filmi "Trekëndëshi i Pikëllimit".

"Në Çmimet evropiane të filmit, të njohur si çmimet Oscar të Evropës, bashkë-produksioni i TRT-së, 'Trekëndëshi i pikëllimit', u vlerësua si filmi më i mirë, me regjisorin më të mirë, me skenarin më të mirë dhe me aktorin më të mirë. Filmat tanë u bënë më të mirët në Evropë dy vjet radhazi. Urime grupit të xhirimit", u shpreh ai.

Filmi i realizuar në bashkë-produksion nga Türkiye, Suedia, Franca, SHBA, Anglia, Zvicra dhe Greqia, filmi tregon historinë e një çifti të ri të modelimit gjatë një lundrimi super luksoz me pasagjerë miliarderë.

Përpos kësaj, regjisorit palestinez, Elia Suleiman gjatë "Çmimeve evropiane të filmit" fitoi çmimin "Kontributi evropian në kinematografinë botërore". Filmi më i fundit i tij, gjithashtu bashkë-produksion i TRT-së, "Duhet të jetë parajsë" (It Must Be Heaven), konkurroi në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2019 dhe u vlerësua i denjë për çmimet "Special Mention" dhe "FIPRESCI".

Në Festivalin e 35-të të Çmimeve evropiane të filmit janë shpallur edhe të nominuarit për “Çmimin e Audiencës LUX 2023”. "Trekëndëshi i pikëllimit" ishte një nga 5 filmat e nominuar për Çmimin e Audiencës LUX, çmim i krijuar në bashkëpunim me Parlamentin Evropian, Akademinë Evropiane të Filmit, Komisionin Evropian dhe Europa Cinemas.

Ceremonia e ndarjes së “Çmimin e Audiencës LUX 2023” do të mbahet më 14 qershor 2023 në Strasburg.

AA