Zbulohet autoportreti i fshehur i Van Gogut

Një pikturë, që është me siguri një autoportret i panjohur më parë i impresionistit më të madh holandez, Vinsent van Gog është zbuluar nga Galerinë Kombëtare të Skocisë.
Zbulimi i jashtëzakonshëm besohet të jetë i pari për një institucion në BM dhe u zbulua nga një radiografi e bërë nga ”Koka e një fshatareje” të Van Gogut (1885) përpara ekspozitës së ardhshme me titull ”Një shije për impresionizmin” në Akademinë Mbretërore Skoceze të Edimburgut.
I fshehur për më shumë se një shekull, autoportreti u gjet në anën e pasme të kanavacës (pëlhurë e ashpër), ”Koka e një fshatareje”, e mbuluar nga shtresa ngjitëse dhe kartoni, që besohet se janë aplikuar përpara një ekspozite në fillim të shekullit XX.
Van Gogu ishte i njohur për ripërdorimin e kanavacës për të kursyer para, duke e rrotulluar dhe duke punuar në anën e kundërt.
Portreti tregon një fëmijë me një kapele dhe me një shami të lidhur lirshëm në fyt.
Veshi i tij i majtë, të cilin ai e preu në mënyrë të famshme në 1888, është qartë i dukshëm.
Mendohet se është nga punët e tij të hershme.
Zbulimi është përshkruar si “rrëqethës” nga profesoresha Frances Fowle, kuratore e artit francez në Galerinë Kombëtare të Skocisë.
”Momente si ky janë tepër të rralla. Kemi zbuluar një vepër të panjohur të Vinsent Van Gogut, një prej artistëve më të rëndësishëm dhe më të njohur në botë”, tha ajo.
“Çfarë një dhuratë e jashtëzakonshme për Skocinë dhe një dhuratë që do të jetë përgjithmonë në kujdesin e Galerive Kombëtare. Ne jemi shumë të emocionuar që ndajmë këtë zbulim emocionues në ekspozitën tonë të madhe verore ‘Një shije për impresionizmin”, shtoi Fowle.
Të pasionuarit pas artit do të mund ta shohin autoportretin, me ndihmën e rrezeve x, si pjesë e ekspozitës që do të hapet nga data 30 korrik deri më 13 nëntor.

Duke qenë një gjë e rrallë midis veprave të tij të shumta, konservatorët skocezë thonë se kishin pak pritshmëri gjatë një inspektimi rutinë të kësaj pikture, një dhuratë nga avokati Alexander Maitland në vitin 1960.
Van Gogh fitoi famë vetëm pas vdekjes së tij në 1890, ai shiti vetëm një pikturë në jetën e tij dhe sot veprat e tij në ankandet botërore arrijnë miliona.

TRT Balkan / agjencitë