Kohëzgjatja e gjumit deri në pesë orë për personat e moshës 50, 60 dhe 70 vjeç paraqet rrezik për sëmundjet kronike. Autorët e studimit nga University College London analizuan efektet e kohëzgjatjes së gjumit në shëndetin e pothuajse 8.000 britanikëve të punësuar në shërbimet publike për një periudhë 25-vjeçare.
Pjesëmarrësit në studim iu përgjigjën pyetjes “sa orë flenë mesatarisht gjatë javës së punës” dhe nëse ishin diagnostikuar me ndonjë nga sëmundjet kronike si kanceri, diabeti ose sëmundjet e zemrës.
Bazuar në të dhënat e mbledhura, shkencëtarët zbuluan se njerëzit që flinin pesë orë ose më pak nga mesi deri në vitet e mëvonshme të jetës "kishin një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes".
“Analiza e tranzicionit në gjendjet shëndetësore tregoi se kohëzgjatja e shkurtër e gjumit në moshën 50-vjeçare shoqërohej me një rritje prej 20% të rrezikut të sëmundjes së parë kronike dhe me një rrezik të ngjashëm të rritur të multimorbiditetit të mëvonshëm, por brenda këtij kuadri nuk kishte asnjë dëshmi të qartë të lidhjeve me vdekshmërinë”, thuhet në studimin e publikuar në PLOS Medicine.
23 Tet 2022
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore