Krahasuar me ata që nuk pinë çaj, ata që konsumojnë një deri në dy filxhanë çdo ditë kanë midis 9 dhe 13 për qind vdekshmëri më të ulët, thotë studimi i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetit në Britani të Madhe (NIH). Sipas tyre, konsumimi më i lartë i çajit u shoqërohet gjithashtu me një rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet ishemike të zemrës dhe goditjet në tru.
Hulumtimi i botuar në revistën Annals of Internal Medicine tregon se rezultatet mbeten të njëjta nëse personi pi kafe, shton qumësht ose sheqer në çajin e tij, pavarësisht nga temperatura dhe aftësia gjenetike e metabolizmit për të tretur kofeinën.
Pjesë e këtij studimi janë pothuajse gjysmë milioni burra dhe gra midis moshës 40 dhe 69 vjeç, 85 për qind e të cilëve pinë çaj çdo ditë. Madje, 89 për qind e tyre pinë çaj të zi, i cili është mjaft i popullarizuar në Britaninë e Madhe.
Fernando Rodriguez Artalejo, një profesor i mjekësisë parandaluese dhe ekspert i shëndetit publik në Universitetin e Madridit, e përshkroi kërkimin si një “përparim të rëndësishëm në këtë fushë”.
Ai theksoi se hulumtimi tregon një ulje të moderuar të vdekshmërisë tek ata që konsumojnë çaj, veçanërisht nëse vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.
Megjithatë, ai paralajmëroi se nuk mund të thuhet me siguri 100 për qind se çaji është arsyeja e vetme për zvogëlimin e vdekshmërisë, sepse nuk mund të përjashtohet që për këtë janë përgjegjës faktorë të tjerë shëndetësorë që lidhen me konsumimin e çajit.
Një pyetje tjetër që mbetet pa përgjigje është nëse njerëzit që nuk pinë çaj duhet të fillojnë ta bëjnë këtë për të përmirësuar shëndetin e tyre, siç kërkon hulumtimi i ri, thotë Artalejo.
2 Sht 2022
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Çfarë dobie shëndetësore kemi nëse ecim 10.000 hapa në ditë?
Përfitime nga ecja kanë edhe ata njerëz të cilën bëjnë më pak se 10 mijë hapa. Kështu, sipas hulumtimit të Universitetit të Sidneit dhe Universiteti të Danimarkës Jugor deri më 3.800 hapa në ditë mund të ulin rrezikun e demencës me 25 për qind.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore