Shkencëtarët po përpiqen të lokalizojnë gjenet specifike që çojnë te varësia nga duhani, për secilën racë respektivisht. Në një studim të gjerë ku u përfshinë dhjetëra studiues dhe rreth 3.4 milionë njerëz nga raca të ndryshme, u identifikuar mbi 3.500 variacione gjenetike që potencialisht mund të ndikojnë në pirjen e duhanit.
Përdorimi i duhanit është sjellje e trashëgueshme e shoqëruar me 15% të vdekjeve në mbarë botën, kryesisht për shkak të rritjes së rrezikut të gjerë për sëmundje. Ajo mund të ndikohet rrënjësisht nga faktorët mjedisorë, duke përfshirë kontekstin kulturor dhe politikat e shëndetit publik.
“Ne zbuluam se një shumicë e madhe e varianteve gjenetike të lidhura treguan vlerësime homogjene të madhësisë së efektit nëpër paraardhës të ndryshëm, duke sugjeruar që variantet gjenetike të lidhura me përdorimin e substancave prekin individë të tillë në mënyrë të ngjashme”, thuhet në studim.
Autorët e studimit thonë se lokalizimi i gjeneve që rrisin rrezikun për varshmëri nga duhani mund të bëjë të mundur parandalimin e varshmërisë te individët në rrezik.
“Jemi në një fazë kur zbulimet gjenetike po përkthehen në zbatim klinik. Nëse mund të parashikojmë rrezikun e dikujt për të zhvilluar varësi nga nikotina duke përdorur këto informacione, ne mund të ndërhyjmë herët dhe potencialisht të parandalojmë shumë vdekje”, tha Dajiang Liu, bashkautor i studimit dhe gjenetist statistikor në Pensilvani.
Studiuesit e pranojnë se, edhe pse ky studim ishte ndër më voluminozët, numri i mostrave nuk është i mjaftueshëm për të lejuar rezultatet më të diversifikuara të mundshme, në kuptimin e trashëgimisë gjenetike dhe gjeografisë.
“Në fazat e ardhshme të studimit, ne do të mirëpresim bashkëpunime me hetues të tjerë që kanë qasje tek të dhënat shtesë që të zgjerojmë më shumë studimet tona”, tha Liu.