Teksa pajisjet audio, veçanërisht kufjet, vazhdojnë të zhvillohen dhe bëhen më të përhapura, ia vlen të kujtojmë se si lindi kjo teknologji dhe rreziqet e mundshme që ato paraqesin, pavarësisht nga vendi i saj i pazëvendësueshëm në jetën e përditshme.
Themelet e teknologjisë së kufjeve që përdorim sot u hodhën më shumë se 100 vjet më parë, kur Graham Bell shpiku telefonin, thotë eksperti i medieve sociale Deniz Unay.
Operatorët telefonikë dhe ushtria amerikane ishin ndër të parët që miratuan shembuj të hershëm të modelit të kufjeve që shohim sot në pothuajse çdo fushë të jetës sonë, tha Unay.
Prej atëherë, e vetmja gjë që mbeti e pandryshuar ishte qëllimi i këtyre produkteve, i cili ishte të ofronin gëzim dhe tingull cilësor, tha Unay.
Si për kufjet me tela ashtu edhe për ato me valë, sipas Unay-s përparimi i përditshëm në teknologji ka çuar në ide të reja dhe i ka kthyer ato në një industri.
Vlerësimet e tija janë se në dekadën e ardhshme, rreth 20 për qind e popullsisë së botës parashikohet të ketë të paktën një palë kufjesh, ndërsa sektori parashikohet të rritet sa pesëfishi i madhësisë së tij aktuale.
Ndërkohë, gjiganti japonez i elektronikës Sony, i cili ka qenë lider në industrinë e teknologjisë audio dhe video për shumë vite, tani është duke u lënë në hije nga markat si Apple dhe Bose, tha Unay.
“Duke njohur këtë burim të ri të ardhurash, kompanitë pranuan idenë e prodhimit të kufjeve të tyre si jo të qëndrueshme dhe të vështira për t’u riparuar. Kështu, kufjet u bënë një burim më konstant dhe më i parashikueshëm i të ardhurave për kompanitë”, tha Unay.
Sipas tij, kufjet ofrojnë privatësi si për telefonatat, ashtu edhe për të dëgjuar muzikë, si dhe na e bëjnë jetën më të lehtë dhe ky është një fakt i pamohueshëm.
Megjithatë, eksperti i rrjeteve sociale shprehet se është thelbësisht kundër natyrës së dëgjimit njerëzor që të dërgohet zëri direkt në kanalin e veshit.
Kjo ngre pyetje se sa i shëndetshëm është përdorimi i kufjeve, veçanërisht me përdorim afatgjatë.
“Intensiteti i zërit matet në decibel (dB). Sipas CDC, agjencia më e lartë shëndetësore në ShBA, zhurmat e larta mbi 120 decibel pothuajse aq të forta sa sirenat kur qëndrojmë pranë tyre mund të shkaktojnë menjëherë dëmtim në dëgjimin tonë", tha Unay.
Tingujt prej 80 dB e më lart, siç thotë Unay shqetësojnë njerëzit dhe shkaktojnë dëmtim të dëgjimit gjatë ekspozimit afatgjatë.
“Ndërsa dëgjojmë muzikë dhe flasim në telefon me kufje, veshët tanë janë të ekspozuar ndaj një intensiteti tingulli prej rreth 80-85 dB”, paralajmëroi Unay.
Po ashtu ai thekson se pajisjet shtëpiake si fshesat me korrent, mjetet e transportit si trenat e kamionët dhe makineritë e punës e të ndërtimit “kontribuojnë në ndotjen akustike në jetën tonë të përditshme”.
“Zakonisht ne gjejmë një zgjidhje duke mbajtur kufje dhe duke dëgjuar muzikë me zë të lartë për të shmangur këta tinguj. Në fakt, ne po kërcejmë nga tigani në zjarr”, paralajmëroi Unay.
Telefonat e mençur, të cilët janë bërë pjesë e pazëvendësueshme e jetës së përditshme, mund të masin menjëherë vlerën dB ndaj së cilës jemi të ekspozuar.
“Ne duhet t’u kushtojmë vëmendje atyre vlerave dhe të dëgjojmë muzikë në një nivel më të ulët”, shtoi Unay.
Ai u bëri thirrje njerëzve të kërkojnë kujdes mjekësor nëse ndiejnë ndonjë gjë të pazakontë në dëgjimin e tyre, duke thënë se duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe higjienës së veshëve dhe kufjeve të tyre.
Ndryshe, pothuajse 50 për qind e njerëzve të moshës 12 deri në 35 vjeç në botë, ose 1.1 miliardë të rinj, janë në rrezik të humbjes së dëgjimit për shkak të ekspozimit të zgjatur dhe të tepruar ndaj zhurmave të larta, paralajmëron nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
6 Sht 2022
Zërimi i lartë në kufje rrezik për dëgjimin!
Në dekadën e ardhshme, parashikohet që rreth 20 për qind e popullsisë së botës do të zotërojë të paktën një palë kufjesh.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore