Ushqimet e përpunuara rrisin rrezikun e demencës.     Foto: AA

Konsumimi i ushqimeve ultra të përpunuara dëmton funksionimin e trurit dhe rrit rrezikun e demencës. Kështu tregon një studim i fundit i publikuar të hënën (5 dhjetor), nga JAMA Neurology. Në këtë studim, ku u përfshinë 10.775 individëve, konsumi më i madh i ushqimeve të ultra përpunuara lidhet me rënien e përshpejtuar të funksionit ekzekutiv dhe global të trurit.

Ky ishte studim në 3 valë, përafërsisht me 4 vjet distancë, nga viti 2008 deri në vitin 2017. Pjesëmarrësit ishin të moshës 35 deri 74 vjeç nga gjashtë qytete të Brazilit.

Rezultatet tregojnë se pacientët që konsumonin më shumë ushqime ultra të përpunuara treguan rënie më të shpejtë të aftësisë mendore në një periudhë mesatare prej 8 vjetëve, në krahasim me të tjerët që konsumonin më pak ushqime të tilla. Më saktësisht, individët që konsumonin më shumë dhe më shpesh ushqime të papërpunuara kishte rënie të kognitivit global për 28% më të shpejtë se të tjerët, dhe rënie të funksionit ekzekutiv për 25% më të shpejtë se individët që konsumonin më pak ushqime ultra të përpunuara.

Një fakt interesant nga ky studim janë të dhënat se personat që ushqehen shëndetshëm, por inkorporojnë edhe disa ushqime të përpunuara si pjesë e menysë ditore, zhbëjnë efektin negativ ndaj funksionit të trurit.

Çfarë janë ushqimet ultra të përpunuara?

Ushqimet ultra të përpunuara janë ushqimet e konservuara të cilat përpunohet nga baza e disa ushqimeve, por në to ka vetëm gjurmë ushqimi, ndërsa pjesë tjetër është përpunim industrial. Të tilla janë patatet e skuqura, smokit, sallamet, akulloret, pijet freskuese dhe pijet energjike, ëmbëlsirat e aromatizuara, biskotat, supat instante, buka e bardhë, ushqimet e shpejta të skuqura të pulës dhe shumë të tjera.

Në anën tjetër, alternativat e shëndetshme janë ushqimet e paprocesuara, si frutat, perimet, vezët, mishi dhe drithërat.

Çfarë është demenca?

Demenca nuk është sëmundja specifike, por është term që përshkruan kufizimin e aftësisë për kujtesë, mendim ose marrjen e vendimeve që vështirëson aktivitetet e përditshme. Edhe pse demenca paraqitet më shpesh te më të moshuarit, nuk është pjesë e procesin normal të plakjes.

Demenca është term ombrellë e disa diagnozave, ndërsa sëmundja e Alzheimerit është lloji më i përhapur i saj. Thuajse të gjitha llojet manifestohen me memorje të shkurtër dhe harresë, vështirësi përqendrimi, vështirësi në kryerjen e detyrave të zakonshme, vështirësi për të ndjekur një bisedë ose për të gjetur fjalët e nevojshme, konfuzioni rreth vendit e kohës dhe ndryshimet e shpeshta të disponimit.

TRT Balkan