Zhvillohet teknikë të re për diagnostikimin e hershëm të Parkinsonit. / Photo: AA

Shkencëtarët kanë zhvilluar një teknikë të re, e cila do të sigurojë mundësi për diagnostikimin më të hershëm të Parkinsonit, që njihet si "sëmundja e pleqërisë".

Sipas lajmit të Global Post, shkencëtarët amerikanë kanë zhvilluar një teknikë të re të quajtur "αSyn-SAA", e cila kopjon dhe analizon proteinën alfa-sinukleinë që grumbullohet në trurin e të sëmurëve me Parkinson.

Në këtë studim morën pjesë mbi 1.100 persona përfshirë të sëmurë me Parkinson, ata me rrezik për sëmundjen dhe grupi i kontrollit.

Thuhet se tek 88 për qind e të sëmurëve të cilëve u janë marrë mostra të lëngut cerebrospinal me teknikën "αSyn-SAA" ka dalë me rezultat pozitiv.

Përkundër kësaj, bëhet e ditur se teknika e re është më pak e suksesshme tek të sëmurët që mbartin variantin e gjenit "LRRK2" të lidhur me disa lloje të sëmundjes së Parkinsonit dhe se janë mundur të diagnostikohen 68 për qind e të sëmurëve.

Andrew Sideroëf nga Universiteti Pennsylvania, që është autori kryesor i studimit të publikuar në revistën Lancet, deklaroi se teknika që kanë zhvilluar mund të sigurojë mundësi për diagnostikim më të hershëm të sëmundjes.

Edhe Daniela Berg dhe Christine Klein neurologe në spitalin universitar Schlesëig-Holstein në Gjermani të cilat nuk kanë marrë pjesë në studim, por që kanë bërë vlerësime lidhur me çështjen, janë shprehur se teknika e re mund të jetë "fillimi i një rruge të re" në diagnostikimin, hulumtimin dhe trajtimin e sëmundjes Parkinson.

Parkinson është një nga sëmundjet neurodegjenerative më të përhapura në mbarë botën pas Alzheimer dhe prek jetën e rreth 10 milionë njerëzve.

Nuk ka asnjë test për diagnostikimin e sëmundjes e cila nuk ka ende trajtim.

Dihet që grumbullimi i proteinave në qelizat e trurit janë efektive në fillimin ose përparimin e Parkinson të cilin mjekët mund ta diagnostikojnë vetëm me shfaqjen e simptomave.

AA