Gjetja e rregullt e kohës për një sy gjumë gjatë ditës është e mirë për trurin dhe e ndihmon atë të qëndrojë më i madh për më gjatë, thonë shkencëtarët nga University College London.
Një ekip shkencëtarësh tregoi se truri i njerëzve që bënin një sy gjumë të shkurtër gjatë ditës ishte 15 centimetra kub më i madh - ekuivalent me vonimin e plakjes nga tre deri në gjashtë vjet. Shkencëtarët rekomandojnë që ky gjumë të jetë më i shkurtër se gjysmë ore, raportoi BBC-ja.
Por, gjumi i shkurtër gjatë ditës është një sfidë për çdo karrierë, sepse është mjaft e vështirë të flesh në punë.
"Ne sugjerojmë që të gjithë mund të përjetojnë përfitime nga dremitja," tha dr. Victoria Garfield. Ajo i përshkroi gjetjet si "mjaft të reja dhe emocionuese".
Dr. Garfield thotë se këshilla për dremitjet e shkurtra gjatë ditës është shumë më e lehtë për t'u zbatuar sesa, për shembull, humbja e peshës ose ushtrimet fizike, gjë që shumë e kanë të vështirë.
Truri natyrshëm tkurret me kalimin e moshës dhe nëse gjumi i ditës mund të parandalojë sëmundje të tilla si Alzheimer, mbetet një pyetje për një studim tjetër.