Në Ballkan, ekzistojnë dy ndërtesa që të kujtojnë arkitekturën andaluziane, e njohur gjithashtu si arkitektura e Rilindjes maure, "Shtëpia Arabe" në Shkup dhe Biblioteka Kombëtare dhe Universitare (Vijećnica) në Sarajevë.
Për kryeqytetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shkupin, shpesh dëgjojmë se është një qytet që përfshin stile të ndryshme arkitekturore. Një qytet, në të cilin edhe sot gjenden ndërtesa nga e kaluara, të cilat janë dëshmitarë të heshtur të historisë së pasur të qytetit
Një nga ndërtesat e tilla është edhe e famshmja “Shtëpia Arabe”. E vendosur në qendrën të qytetit, e rrethuar me ndërtesa të shumta, ajo ende shquhet për arkitekturën e saj unike dhe fasadën plot ngjyra.
“Shtëpia Arabe” është vepër e arkitektit Ivan Artemushkin. Ai e ndërtoi atë në periudhën 1936-1938 me kërkesë të artistit armen të tekstilit Agor Dikidjian, i cili jetonte në Shkup, në shenjë dashurie për të dashurin e tij Agavni.
Karakteristikat arkitekturore
Kombinimi i formave gjeometrike të lehta dhe të errëta, vijat e kuqe mbi bazën e verdhë e tërheqin vëmendjen e kalimtarëve nga larg. Dritaret me harqe të thyera orientale i japin ndërtesës një tërheqje të veçantë. Ballkonet dekorative bien në sy në pjesën e përparme të ndërtesës dhe në rrethojat mbizotërojnë vijat gjeometrike, të cilat përdoren shpesh në arkitekturën islame.
Faqja e internetit "Marh" kushtuar promovimit të arkitekturës maqedonase, në tekstin e saj kushtuar analizës së arkitekturës së "Shtëpisë Arabe", e krahason atë me pjesë të ngjashme me disa ndërtesa islame në mbarë botën. Korniza në formë parashute në pjesën e sipërme të shtëpisë është arkitekturë e Kajros dhe Afrikës së Veriut (shembull: Xhamia Al Azhar në Kajro, Egjipt). Harkat e thyera karakteristike për arkitekturën islame gjenden edhe në Xhaminë Ibn Tulum në Kajro, Egjipt, e ndërtuar në vitin 884. Vijat e kuqe horizontale në një sfond të verdhë thuhet se janë marrë si frymëzim nga Xhamia e Madhe e Kordobës.
Modelet karakteristike gjeometrike të "Shtëpisë Arabe", të përdorura shpesh në arkitekturën islame, mund të gjenden në dyert e xhamisë Mustafa Pashë në Shkup, e ndërtuar në vitin 1492.
Elemente të huazuara nga arkitektura islame
Sipas këtyre karakteristikave, ndërtesa është bërë në stilin pseudo-maure, i cili u shfaq në shekullin e 19-të, i cili bazohet në arkitekturën arabo-maure nga Afrika e Veriut dhe Spanja. Në hapësirat e ballkanit, ajo u prezantua për herë të parë nga qeveria austro-hungareze në Bosnje e Hercegovinë.
Në Ballkan, ekzistojnë dy ndërtesa, arkitektura e të cilave të kujton arkitekturën andaluziane, e njohur edhe si arkitektura e Rilindjes maure ose arkitektura e re andaluziane. “Shtëpia Arabe” është pikërisht njëra prej tyre, ndërsa e dyta është një ndërtesë në Sarajevë. Bëhet fjalë për objektin “Vjećnica”, ku ndodhet Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Bosnjë e Hercegovinës.
Objekti "Vijećnica", si një nga ndërtesat më të bukura dhe më përfaqësuese të periudhës austro-hungareze në Bosnje e Hercegovinë, u dogj në natën e 25-26 gushtit 1992, në fillim të rrethimit të Sarajevës. .
Pas luftës në periudhën 1992-1995, ajo u restaurua dhe u rihap në vitin 2014.
Stili pseudo-maure, i cili bazohet në arkitekturën arabo-maure nga Afrika e Veriut dhe Spanja, përdor elemente të huazuara nga arkitektura e largët islame (arabo-maure) dhe disa elemente evropiane, të cilat bëhen shenjë dalluese e asaj periudhe të historisë.
Shtëpia arabe, e cila sot nuk është në funksion, për një periudhë ka punuar si hotel "Jadran", pas së cilës kjo zonë e qytetit mban emrin aktual "Sheshi Jadran".
Për shkak të veçantisë arkitekturore, "Shtëpia Arabe" është shpallur monument historik i kulturës dhe rimodelimi i fundit i saj është bërë në vitin 1989.
27 Gus 2022
Çka i bashkon "Shtëpinë Arabe" në Shkup dhe "Vijeçnica" në Sarajevë?
Në Ballkan, ekzistojnë dy ndërtesa që të kujtojnë arkitekturën andaluziane, e njohur gjithashtu si arkitektura e Rilindjes maure, "Shtëpia Arabe" në Shkup dhe Biblioteka Kombëtare dhe Universitare (Vijećnica) në Sarajevë.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore