Të dhënat nga faqja AirVisual tregojnë se indeksi i ndotjes së ajrit në Sarajevë pak pas orës 8 të mëngjesit të sotëm arriti në 238, që konsiderohet si ajër shumë i pashëndetshëm, dhe i vetmi vend mbi Sarajevë është Lahore e Indisë, me një indeks prej 253.
Sipas matjeve të cilësisë së ajrit në gjithë botën, Sarajeva, kryeqyteti i Bosnjë e Hercegovinës, aktualisht është ndër qytetet më të ndotura në botë.
Të dhënat nga faqja e internetit AirVisual tregojnë se indeksi i ndotjes së ajrit në Sarajevë këtë mëngjes pak pas orës 08:00 ishte 238, që konsiderohet si ajër shumë i pashëndetshëm.
Mbi Sarajevë, në hartën botërore të qyteteve më të ndotura, gjendet vetëm Lahore e Indisë, me një indeks 253.
Sarajeva në hartën e qyteteve më të ndotura ndjek Kolkata, Nju Delhi, Dhaka, Akra, Karaçi, Mumbai, Kuvajti, Shkupi.
Një episod “paralajmërim” është shpallur dje në të gjitha zonat e Kantonit të Sarajevës, për shkak të vlerave të larta të matura të ndotësve në ajër.
Me matjen e përqendrimeve të substancave ndotëse në ajër në zonën e Kantonit të Sarajevës, u konstatua se në të gjitha stacionet automatike janë regjistruar vlera mesatare ditore të larta të PM10 për një ditë më parë.