Abstenimi pothuajse njëmujor i myslimanëve nga ushqimi dhe pirja po shkon drejt fundit. Përveç agjërimit dhe lutjes së teravisë, karakteristikë e këtij muaji të dalluar në mesin e myslimanëve është edhe shpërdarja e një shume të caktuar të hollat për nevojtarët. Kjo ndihmë e cila në disa vende të botës jepet edhe në formë ushqimi në mesin e qytetarëve njihet si “fitër”. Interpretimi më i përafërt i kësaj fjale arabe është fillim ose natyrshmëri.
Duke shpërndarë këtë lloj të lëmoshës (fitrën) për qytetarët në nevojë myslimanët synojnë përafrimin me kategoritë sociale, të cilët në sofrën e Festës së Bajramit, nuk kanë çfarë të shtrojnë. Ky lloj i humanizmit, i cili është karakteristikë vetëm në Ramazan, realizohet në ditët e fundit të agjërimit, respektivisht më me vlerë është të jepet para Bajramit.
Në mesin e qytetarëve të Ballkanit, kjo ndihmë prej vitesh jepet edhe për mirëmbajtjen e institucioneve fetare, siç janë medresetë, fakulteti i shkenca islame, dhe jo vetëm.
Botëkuptimi i përgjithshëm në mesin e myslimanëve të cilët kanë agjëruar muajin e Ramazanit është se sakrifica e bërë gjatë këtij muaji mund të mos jetë e saktë në rast se nuk jepen “fitrat”.