Të paktën një person u vra dhe gjashtë u plagosën në një sulm të armatosur në qytetin izraelit të Tel Avivit.
Policia izraelite tha se sulmuesi hapi zjarr me armë zjarri në qendër të Tel Avivit dhe në të njëjtën kohë sulmoi me makinë njerëzit në rrugë.
Në deklaratë thuhet se nga sulmi mbeti i vrarë një turist, ndërsa gjashtë persona të tjerë u plagosën. Mediat izraelite raportojnë se sulmuesi është neutralizuar.
Një video u shfaq në rrjetet sociale që tregonte policinë izraelite duke qëlluar një makinë të përmbysur në rrugë. Lajmin për sulmin e ka konfirmuar edhe Ministria e Jashtme e Izraelit.
Ushtria izraelite kreu një seri sulmesh ajrore në objektiva në Rripin e Gazës dhe Liban herët këtë mëngjes, duke thënë se ata kishin në shënjestër pozicionet e grupit të rezistencës palestineze Hamas.
Grupet palestineze në Gaza gjithashtu hodhën raketa në vendbanimet izraelite pranë kufirit.
Tensionet në Lindjen e Mesme kanë qenë në rritje gjatë ditëve të fundit pas sulmeve brutale të Izraelit ndaj besimtarëve në xhaminë Al-Aksa.
Më herët, në një sulm të armatosur në Bregun Perëndimor të pushtuar, dy kolonë hebrenj u vranë dhe një tjetër u plagos rëndë.