Nga 1 shtatori, me fillimin e vitit të ri shkollor, Maqedonia e Veriut do ta prezantojë shahun si lëndë zgjedhore për klasën e parë dhe të dytë, duke u bërë një nga tridhjetë vendet në mbarë botën që futën lojën e lashtë në bankat e shkollave.
Fletore të reja, çantë shpine, lapsa, stilolapsa, por edhe një tabelë me 64 fusha dhe 32 figura bardh e zi. Kështu do ta nisin vitin shkollor nxënësit e klasës së parë në Maqedoninë e Veriut, të cilët për zhvillimin më të mirë të tyre do të zgjedhin shahun si lëndë zgjedhore.
Shahu në arsim mund të sjellë avantazhe të mëdha për fëmijët që nga mosha më e vogël, pohojnë shumë edukatorë. Nga 1 shtatori, me fillimin e vitit të ri shkollor, Maqedonia e Veriut do të prezantojë shahun si lëndë zgjedhore për klasën e parë dhe të dytë, duke u bërë një nga tridhjetë vendet në mbarë botën që e futën lojën e lashtë në bankat e shkollave.
Përfitimet për nxënësit janë të shumta, duke përfshirë përmirësimin e përqendrimit dhe kujtesës, aftësitë matematikore dhe të lexuarit, të menduarit logjik, kreativitetin dhe të menduarit kritik, ndërtimin e aftësive analitike dhe përmirësimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve, theksojnë nga Federata e Shahut e Maqedonisë.
Mësimin do t’a zhvillojnë mësuesit e klasave sipas një programi të përgatitur nga federata dhe të miratuar nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit. Mësuesit nuk kanë nevojë të jenë mjeshtër të mëdhenj shahu për të dhënë mësim, por do të trajnohen nga trajnerë të certifikuar shahu.
Cilat vende e futën shahun në shkolla?
Në rajon, vetëm disa vende e kanë shahun si lëndë zgjedhore. Në Serbi shahu është lëndë zgjedhore që nga viti 2007, në Mal të Zi është hequr dhe nuk mësohet më, ndërsa në Bosnje dhe Hercegovinë debatohet nëse duhet të jetë pjesë e programeve arsimore.
Shahu mësohet edhe në Bullgari, ndërsa Parlamenti Evropian në vitin 2012 i bëri thirrje Komisionit Evropian që të inkurajojë anëtarët e tij për të futur shahun në shkolla dhe për të siguruar fonde për të.
Armenia është aktualisht i vetmi vend në botë ku shahu është lëndë e detyrueshme në arsim. Kjo ish-republikë sovjetike ka pasur edhe lojtarë legjendar në të kaluarën, si Tigran Petrosian, mjeshtri i pozicionimit i njohur për sakrifikimin e figurave. Petrosian ishte një sundimtar botëror në vitet e 60-ta.
Receta do të miratohet edhe nga Gjeorgjia, e cila studimin e detyrueshëm të shahut në shkolla do t’a vendos nga viti i ri shkollor. Skuadra e shahut për femra të Gjeorgjisë fitoi një medalje argjendi në Olimpiadën e fundit. Në këto dy vende, shahu ndiqet si sportet më të njohura dhe brohorasin ekipet dhe lojtarët e shahut.
Nga lëvizja e parë drejt dominimit botëror
Shahu arriti kulmin e popullaritetit në kulmin e Luftës së Ftohtë, kur pati një betejë të ashpër në tabelë midis lojtarit më të talentuar të Amerikës, Bobby Fischer, dhe një bollëk shahistësh nga Bashkimi Sovjetik, të cilët deri atëherë dominonin kampionatet botërore dhe olimpiadat.
Sot, shahu është kthyer në modë. Së pari gjatë pandemisë ndërkohë që zgjatën karantinat, shumë njerëz luajtën shah online duke zbuluar një lojë argëtuese për të mbushur kohën dhe për të bërë diçka të dobishme, por edhe me hit serialin "Damin Gambit" në Netflix pas të cilit pati një shpërthim të vërtetë lojtarësh të rinj, kështu online faqet kanë tejkaluar kapacitetet e serverëve.
Megjithatë, në maje të sportit, vetëm disa vende tregojnë dominim të vërtetë. Në dhjetë vitet e fundit, kampioni aktual i botës Magnus Carlsen ka qenë sundimtari absolut. Edhe pse vjen nga Norvegjia, një vend që nuk i përket superfuqive tradicionale të shahut, ai është ndoshta shahisti më i talentuar që ka ekzistuar ndonjëherë, madje shumë e lavdërojnë më shumë se Kasparov dhe Fischer.
Fituesit e zakonshëm, shahistët nga vendet e ish-BRSS janë ende në krye, por kanë humbur të gjitha përballjet e mëparshme për titullin e botës me norvegjezin. Përveç Rusisë, SHBA-ve, Ukrainës, Armenisë, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë, ka gjithnjë e më shumë mjeshtër të mëdhenj nga India falë popullaritetit të ish-kampionit Vishy Anand, e së fundmi edhe Kina ka bërë një përparim.
Gjermania, e cila ofron mundësinë e studimit të shahut në shkolla, mbetet ende pas shahistëve të renditur më të mirë në botë, gjegjësisht kanë vetëm një përfaqësues në 100 lojtarët më të mirë sipas FIDE.
Vendet me shahistët më të mirë mbështeten edhe në shkollat dhe klubet private për të trajnuar fëmijë të talentuar që në moshë të vogël, kështu që shumë prej tyre tashmë në moshën 15-16 vjeç fitojnë titullin e mjeshtërve të shahut.
13 Gus 2022
Shahu që në moshë të re: Në cilat shkolla mësohet loja e lashtë
Nga 1 shtatori, me fillimin e vitit të ri shkollor, Maqedonia e Veriut do ta prezantojë shahun si lëndë zgjedhore për klasën e parë dhe të dytë, duke u bërë një nga tridhjetë vendet në mbarë botën që futën lojën e lashtë në bankat e shkollave
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Steinmeier nuk premton anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE
Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier gjatë vizitës në Shkup tha se askush nuk mund të sigurojë që Maqedonia e Veriut mund të bëhet anëtare e BE-së deri në fund të vitit 2030, por e rëndësishme sipas tij është që të vendoset kjo si qëllim.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore