​Admirali i NATO-s në Kosovë: Ura e Ibrit të mos hapet në këtë moment. / Foto: Kosova Press

Admirali Stuart B. Munsch, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli deklaroi se Ura e Ibrit në Kosovë nuk duhet të hapet dhe se një gjë e tillë mund të shkaktojë rrezik. Kështu u shpreh ai pas ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë, ku ai foli për situatën në veri dhe bashkëpunimin me institucionet e sigurisë në vend.

“Politika e NATO-s mbi urën është që të mos hapet në këtë moment dhe se ajo duhet t'i nënshtrohet dialogut ndërmjet palëve të interesuara. Është një çështje politike në këtë pikë dhe jo një çështje ushtarake. Dhe arsyeja pse nuk do të jetë e hapur tani është për shkak të gjasave që mund të shkaktojë rrezik për mjedisin e qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes së të gjitha komuniteteve në Kosovë”, deklaroi ai para mediave.

Më tej, theksoi se forcat e sigurisë kanë qenë transparente për aktivitetet e tyre me KFOR-in.

“KFOR-i mban linja të hapura komunikimi me të gjitha forcat e sigurisë në zonë për të kuptuar se cilat janë aktivitetet e tyre, si dhe organizatat e sigurisë kanë qenë transparente dhe komunikimet e tyre në KFOR. Dhe kështu, në këtë kohë, ne nuk shohim ndonjë shqetësim duke pasur parasysh transparencën që ekziston me KFOR-in”, theksoi ai më tej.

TRT Balkan / agjencitë