Shqipëria përmes aeroportit të Tiranës renditet e dyta ndër dhjetë destinacionet e preferuara për plazhe, thonë ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në një shkrim në Facebook. Ky konstatim është mbështetur në analizën e të dhënave nga fluturimet ajrore të kompanisë ForwardKeys, e cila shqyrton trendet e udhëtimeve në rang global.
“Pas dy sezonesh verore të ndikuara nga pandemia, turizmi i është rikthyer normalitetit dhe këtë e tregojnë të dhënat pozitive të periudhës janar−qershor 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, thonë nga ministrai e Turizmi dhe Mjedisit.
Para aeroporti të Tiranës, rendit ai i Antalya-s në Türkiye, ndërsa në vend të tretë është aeroporti i Mykonos-it në Greqi.
Nga ministria shtojnë se edhe sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria pritet që të ketë këtë vit sezonin më të mirë turistik sa i përket turistëve të huaj, duke ia tejkaluar dhe vitit 2019 para pandemisë, që deri tani mbante rekordin. Vetëm në qershor, në vend kanë hyrë
Vetëm në qershor, në vend kanë hyrë 876 mijë shtetas të huaj, me një rritje prej gati 40% në krahasim me muajin qershor të vitit 2019.