Për jo më pak se një muaj Qendra e Digjitalizimit në Kosovë ka skanuar mbi 700 mijë objekte.
Këtë e bëri të ditur në një postim në rrjetin social X, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Mbi 700 mijë objekte të skanuara në më pak se një muaj në Qendrën e Digjitalizimit, në ndërmarrjen tonë të parë publike për digjitalizimin e arkivit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Kjo qendër e pajisur me teknologjinë më të avancuar dhe të sofistikuar në rajon, sipas Kurtit ka dhënë mundësinë, siç thotë ai: “jo vetëm të kapim hapin, por edhe të marrim drejtimin në digjitalizimin e regjistrimeve dhe koleksioneve”.
TRT Balkan / agjencitë