Analizë: Vdekshmëria nga pandemia në vendet e Ballkanit.     Foto: TRT Balkan 

Beteja për jetë a vdekje, kështu perceptohej virusi famëkeq Covid-19 me të cilin deri tani janë infektuar 640 milionë persona, ndërsa humbën jetën 6 milionë e 610 mijë njerëz në tërë botën, gjegjësisht 1 për qind nga numri i përgjithshëm i të infektuarve.

Tani thuajse tri vjet pas fillimit të pandemisë çdo ditë e më shumë po zbehet ndikimi i këtij virusi, rrjedhimisht me këtë edhe pasojat.

Analizë: Vdekshmëria nga pandemia në vendet e Ballkanit.    Foto: TRT Balkan

Ndër vendet që më së shumti e kanë vuajtur periudhën e valës më të madhe të pandemisë janë pikërisht vendet e Ballkanit.

Në vazhdim TRT BALKAN ju sjell disa statistika referuar WORLDLIFEEXPECTANCY mbi vdekshmërinë.

Bosnjë e Hercegovina me përqindjen më të lartë të vdekshmërisë

Nga 3, 2 milionë banorë në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) gjatë 3 viteve të pandemisë janë infektuar gjithsej 400 mijë e 162 persona (12,5 për qind) e popullsisë së përgjithshme, ndërsa kanë humbur jetën 16.184 persona (4,04 për qind) e të infekturve.

Përqindja e vdekshmërisë në BeH është katër herë më e lartë se mesatarja e vdekshmërisë në tërë botën.

Maqedonia e dyta në rajon

Përveç BeH, edhe Maqedonia e Veriut e ka pësuar keq situatën me pandeminë.

Nga 1,8 milion banorë në Maqedoninë e Veriut gjatë 3 viteve të pandemisë janë infektuar gjithsej 344 mijë persona (18.7 për qind) e popullsisë së përgjithshme, ndërsa kanë humbur jetën 9.564 persona (2.77 për qind) e të infektuarve.

Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi në një vijë me mesataren e botës

Mesatarja e vdekshmërisë nga virusi i Covid-19 në Shqipëri dhe në Mal të Zi është në një paralele me mesataren e vdekshmërisë në botë, pra 1 për qind.

Nga 2,8 milionë banorë në Shqipëri gjatë 3 viteve të pandemisë janë infektuar gjithsej 333 mijë persona (11 për qind) e popullsisë së përgjithshme, ndërsa kanë humbur jetën 3.592 persona (1.07 për qind) e të infektuarve.

Kosova nga 1,8 milion banorë gjatë 3 viteve të pandemisë ka pasur gjithsej 272,195 mijë persona të infektuar (15 për qind) e popullsisë së përgjithshme, ndërsa kanë humbur jetën 3.202 (1.17 për qind) e të infektuarve.

Nga ana tjetër, në Mal të Zi jetojnë 620 mijë banorë, ku gjatë 3 viteve të pandemisë janë infektuar 283 mijë (45 për qind) e popullsisë së përgjithshme, ndërsa kanë humbur jetën 2.787 persona (0.98 për qind) e të infektuarve.

Serbia e përballoi më së lehti në rajon

Nga 6,7 milion banorë, ndonëse 35 për qind e popullatës së saj janë infektuar me virusin e pandemisë Covid-19 gjatë 3 viteve të fundit, Serbia arriti të ballafaqohet me këtë situatë më së lehti në rajon.

Në Serbi kishte 2 milionë e 410 mijë të infektuar (35 për qind) e popullsisë, ndërsa humbën jetën 17 mijë e 298 persona (0.71 për qind) e të infektuarve.

TRT Balkan