Kontigjentet shqiptare, pjesë e Komandës Perëndimore në Kosovë, u bashkuan në ceremoninë e dorëzimit të flamurit dhe vazhdimin e misionit si pjesë e KFOR-it.
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, u shpreh se ky është një akt simbolik që tregon solidaritetin dhe bashkëpunimin e forcave të tyre ushtarake dhe angazhimin maksimal për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajonin e Kosovës.
“Si vlerësim për përkushtimin dhe aftësitë e tyre, efektivët tanë u nderuan me medalje për kontributin dhe rolin e rëndësishëm në këtë mision”, theksoi Peleshi.
TRT Balkan