Arabia Saudite shpallet organizatore e Kupës Botërore FIFA 2034        / Foto: AA

Arabia Saudite do të jetë organizuese e Kupës së Botës 2034, njoftoi FIFA gjatë një kongresi të jashtëzakonshëm sot.

Arabia Saudite do të bëhet vendi i dytë i Lindjes së Mesme që do të organizojë turneun e futbollit ndërkombëtar të nivelit më të lartë pas Katarit në vitin 2022.

Ndeshjet janë planifikuar të zhvillohen në 15 stadiume në pesë qytete pritëse: Riad, Xhide, Khobar, Abha dhe Neom.

Kupa e Botës 2034 do të jetë turneu i parë me 48 ekipe në historinë e kompeticionit.

Maroku, Portugalia dhe Spanja janë emëruar mikpritësit e përbashkët të Kupës së Botës FIFA 2030.

Uruguai, Argjentina dhe Paraguai do të jenë nikoqire të lojërave speciale të festimit të njëqindvjetorit, të cilat do të jenë pjesë e Kupës së Botës 2030.

Kupa e Botës e FIFA-s është gara ndërkombëtare e futbollit për meshkuj e nivelit më të lartë, e cila është mbajtur çdo katër vjet që nga turneu inaugurues në 1930, me përjashtim të viteve 1942 dhe 1946 për shkak të Luftës së Dytë Botërore.

TRT Balkan / agjencitë