Bullgaria zhvilloi aksion kundër kontrabandistëve të emigrantëve.     /Foto: Europol

Autoritetet bullgare kanë shenjëstruar një numër të rrjeteve aktive kriminale në linjat e Ballkanit.

Më 16 janar Europoli ka mbështetur autoritetet bullgare në ditën kundër grupeve të krimit të organizuar duke përfshirë edhe kontrabandismin e emigrantëve. Aktivitetet e organizuara nga Prokurori Publik i Bullgarisë duke përfshirë edhe Drejtorinë e Përgjithshme për Luftën Kundër krimit të Organizuar, Policinë Kombëtare dhe Policinë Kufitare kishin si objektiv kryesor rrjetet aktive kriminale në linjat e Ballkanit. Hetuesit bullgarë kanë bashkëpunuar edhe me autoritetet turke dhe serbe si dhe agjenci të tjera partnere.

Gjatë këtij aksioni u arrestuan 92 persona, u kontrolluan 624 lokacione dhe mbi 4.200 mjete. Po ashtu, janë kontrolluan edhe mbi 7.000 persona.

Mbi 10.000 euro për të kaluar Bullgarinë

Aksionet e përbashkëta u zhvilluan në Bullgari dhe u fokusuan në një numër të caktuar të rrjeteve kontrabandiste të emigrantave të cilët nga Lindja e Mesme hynë në Türkiye drejt Bullgarisë, Serbisë dhe më pas në Europën Perëndimore. Organizatorët kryesorë të rrjeteve aktive në këto linja janë të vendosur në Bullgari, Serbi dhe Türkiye nga Lindja e Mesme. Ata kanë krijuar rrjetet e tyre kombëtare me anëtarë përgjegjës për transportin dhe akomodimin në shtetet respektive.

Mënyrat kryesore të transportit të përdorur nga kontrabandistët janë kamionët, mikrobusët dhe autobusët. Çmimi i plotë për shërbimin në grupe të mëdha varion nga 2.000 deri në 3.000 euro për person. Nëse emigrantët janë në grupe më të vogla që variojnë nga 5-6 persona, pagesa mund të arrijë mbi 10.000 euro. Pagesa për udhëtimin e plotë bëhet pasi organizuesi kryesor nga Lindja e Mesme në Türkiye e konfirmon që emigrantët kanë arritur kufirin bullgaro-serb.

Rritet presioni shtegtues në kufirin bullgaro-turk

Autoritetet bullgare kanë raportuar një rritje të aktiviteteve kontrabandiste të emigrantave në kufirin e tyre jugor. Në gusht të vitit 2022 një incident që përfshiu një autobus që transportonte emigrantë të paligjshëm përfundoi me vdekjen e dy oficerë policie në detyrë. Në të njëjtin vit, një oficer nga kufiri i Bullgarisë u qëllua për vdekje gjatë një patrullimi në detyrë në kufirin e gjelbërt me Türkiye. Këto incidente treguan një rritje të madhe të aktiviteteve kontrabandiste dhe të dhunës të rrjeteve kriminale.

Në fund të vitit të kaluar, Europoli rriti mbështetjen e tij për autoritetet bullgare me analiza të posaçme. Në ditën e aksionit me 16 janar, Europoli dërgoi një ekspert në Sofje për të dhënë një mbështetje analitike reale në kohë dhe për të kontrolluar informacionet operacionale kundër bazës së të dhënave të Europolit.

TRT Balkan