Vendet e Ballkanit Perëndimor do të bashkëpunojnë për t'u përballur sa më mirë me migrimin ilegal dhe kontrabandimin e migrantëve. Kjo u tha në konferencën e sotme të ministrave të brendshëm nga Ballkani Perëndimor dhe Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM) në Shkup.
Drejtori i Përgjithshëm i IOM, Antonio Vitorino, shprehi kënaqësinë për rezultatet e arritura nga konferenca e sotme.
“Deklarata e pranuar mes të gjithë përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor është përkushtim për përmirësimin e bashkëpunimit në drejtim të luftës kundër migrimit ilegal dhe rrjedhat ilegale me krimin ndërkufitar”, tha Antonio Vitorino nga IOM.
Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, theksoi se krizat aktuale politike dhe të sigurisë në Lindjen e Afërt dhe Lindjen e Mesme dhe situata e rënduar ekonomike ndikojnë për rritjen e tentimeve për hyrje të paligjshme të migrantëve në rajon.
“Migracionet ilegale janë temë e përditshme diskutimi dhe veprimi i shërbimeve policore në rajonin tonë dhe Evropë, ku presioni dhe tranziti i migrimit ilegal mbetet i lartë edhe në vitin 2022, ndërsa krimi me kontrabandimin e migrantëve edhe më tej është atraktiv dhe profitabil për grupet kriminale”, tha Oliver Spasovski.
Ndërkaq, Ministri i Sigurisë i Bosnjë e Hercegovinës, Selmo Cvitkoviq, dhe Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Filip Axhiq, thanë se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përballen me krizën e migrantëve vetëm duke bashkëpunuar mes vete.
“Asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe në rutën më të gjerë të shteteve, nuk mund të përballet vetë me këtë problem”, tha Selmo Cikotiq, ministër i sigurisë në Bosnjë e Hercegovinë.
“Përcaktimi ynë është lidhja me vendet e rajonit dhe BE-së dhe bashkërisht të kërkojmë zgjidhje për problemet e rajonit. Detyra jonë është të vendosim regjistër të përbashkët dhe identifikim të migrantëve”, tha ministri i brendshëm malazez, Filip Axhiq.
16 Nën 2022
Ballkani Perëndimor rrit bashkëpunimin për përballje me migrimin ilegal
Ministrat e brendshëm nga rajoni thanë se vetëm duke bashkëpunuar shtetet mes vete mund të përballen me migrimin ilegal, i cili mbetet shqetësim edhe këtë vit.
MIA
Lajme të ngjashme
Steinmeier nuk premton anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE
Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier gjatë vizitës në Shkup tha se askush nuk mund të sigurojë që Maqedonia e Veriut mund të bëhet anëtare e BE-së deri në fund të vitit 2030, por e rëndësishme sipas tij është që të vendoset kjo si qëllim.
Artikujt në këtë kategori
Parlamenti kroat po debaton për votëbesimin e kryeministrit Plenkoviq
Çështja e besimit ndaj kryeministrit Andrej Plenkoviq është ngritur nga SDP-ja pas skandalit të fundit korruptiv, arrestimit të ministrit të Shëndetësisë Vili Berosh, si dhe propozimin e kanë paraqitur 31 deputetë të Kuvendit të Kroacisë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.