Presidenti i Republikës Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi sot shkarkimin e Elva Margaritit nga detyra e ministres së Kulturës, si dhe dekretoi shkarkimin e Ervin Metës nga detyra e ministrit të Financave dhe të Ekonomisë.
Gjithashtu, Presidenti me propozim të Kryeministrit dekretoi emërimin e Ervin Metes në detyrën e ministrit të Financave, si edhe dekretoi emërimin e Blendi Gonxhja si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ndryshimet në kabinetin qeveritar u propozuan disa ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se “lipset të kalohet sot në një qasje të integruar qeveritare në raport me sektorët e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Kryeministri theksoi se për këtë nevojë strategjike të kësaj faze të re të zhvillimit, ka vendosur ndryshimin e strukturës së qeverisë dhe krijimin e një ministrie të re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.