Beograd: Fillojnë protestat për shkak të tragjedisë në Novi Sad

Beograd: Fillojnë protestat për shkak të tragjedisë në Novi Sad

Organizatorët i kanë ftuar qytetarët të marrin bojë të kuqe në protestë.
Beograd: Fillojnë protestat për shkak të tragjedisë në Novi Sad            / Foto: AA

Disa qindra qytetarë u mblodhën në sheshin përpara stacionit të vjetër të trenit në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, për shkak të tragjedisë në Novi Sad, ku, për shkak të shembjes së një çatie në Stacionin e Trenit, humbën jetën 14 persona.

Thirrja për protestë u publikua në faqen e Instagramit të grupit joformal "SviĆe," ndërsa aktivisti Nikolla Ristiq, një nga organizatorët, u shoqërua në Stacionin Policor Savski Vijenac.

Organizatorët i ftuan qytetarët të marrin bojë të kuqe në qese, kanaçe, balona, kova, kompresorë për lyerje ose çfarëdo të ngjashme, duke theksuar se do t’i përdorin aty.

Gjatë shembjes së çatisë në Stacionin e Trenit në Novi Sad të premten, 14 persona humbën jetën, e viktima më e re ishte vetëm gjashtë vjeç.

Tre persona në gjendje të rëndë, të cilët u lënduan gjatë shembjes, janë hospitalizuar në Qendrën Klinike të Vojvodinës në Novi Sad.

TRT Balkan / agjencitë