Fytyra e vërtetë e Serbisë shihet në Luginë të Preshevës, ku diskrimunohen shqiptarët, tha zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pas përfundimit të takimeve me përfaqësuesit e shqiptarë në Komunën e Bujanocit në Republikën e Serbisë. Ai, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavaci, në kuadër të vizitës së tyre në Luginën e Preshevës, kanë shpërndarë libra në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në fshatin Tërrnoc të Komunës së Bujanocit dhe shkollën “Zenel Hajdini” në Komunën e Preshevës.
Sipas Bislimit, nuk ka asnjë rajon në Evropë ku popullata lufton për tekste mësimore.
“Po aq sa jemi të gëzuar që kemi pasur mundësinë të mbulojmë këtë kosto, po aq jemi të shqetësuar që kemi ndarë libra për vetëm 4 mijë e 10 nxënës duke ditur që para pak viteve në shkollat fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevës kanë vijuar mësimin mbi 13 mijë nxënës shqiptarë. Është pak e frikshme shpejtësia me të cilën Serbia ka arritur me politikat e saj ta shpopullojë këtë rajon”, deklaroi Bislimi.
Zëvendëskryeministri Bislimi, mes të tjerash, tha se temë me rëndësi në Bruksel do të jetë edhe garantimi i simetrisë dhe i barazisë në të drejta mes qytetarëve shqiptarë në Luginë dhe atyre serbë në Kosovë.
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, pas takimit me delegacionin nga Kosova, në profilin e tij në Facebook u shpreh se temë diskutimi kanë qenë rrjedhat e përgjithshme politike në Luginë të Preshevës e rajon, e sidomos është folur për angazhim më të madh të përfshirjes së të drejtave të shqiptarëve në dialog me Serbinë duke e aplikuar parimin e reciprocitetit.
Ndryshe, Bislimi e Nagavci vizitën zyrtare në Komunën e Bujanocit e filluan me takimet në Këshillin Kombëtar Shqiptar. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, po ashtu, u takuan edhe me kreun e Bujanocit, kryetarin Nagip Arifi.
5 Sht 2022
Bislimi nga Bujanoci: Shqiptarët e Luginës temë me rëndësi në Bruksel
Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci sot kanë zhvilluar vizitë zyrtare në Komunën e Bujanocit në Serbi.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.