Emri më i zakonshëm i meshkujve në Shqipëri, në bazë të të dhënave të “Albanian Stats”, është Arben. Ky emër është dominues në 11 rrethe në Shqipëri, bazuar në të dhënat e vitit 2008 të publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave në Twitter. Pas këtij emri renditen emrat Ndue dhe Bajram, te cilat mund të hasen në vendet e veriut të Shqipërisë.
Për dallim nga Shqipëria, në qytetet apo rajonet e Kosovës, duke u mbështetur në të dhënat e vitit 2011 dominojnë emrat e meshkujve Ali, Bajram dhe Ramadan.
Ndryshe, mbështetur në të dhënat e raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të vitit 2017, thuhet se emrin Bajram e gëzojnë 6,324.
TRT Balkan