Kosova nuk ka lista për arrestim të qytetarëve, megjithatë në Mitrovicë ekzistojnë dhe veprojnë disa banda kriminale që i sfidojnë qytetarët dhe shtetin e Kosovës, shkruan në Facebook, deputeti i Lëvizjes Vetëvendojes, Armend Muja.
Sipas tij, në Mitrovicë (pjesën e veriut) funksionojnë bandat kriminele “Civilna Zastita” (Mbrojtja Civile), “Severna Brigada” (Brigada e Veriut) dhe “Narodna Patrolla” (Patrulla Popullore).
“Severna Brigada dhe Civilna Zaštita duhet të shpallen organizata terroriste”, shkruan deputeti Muja.
Si drejtues të këtyre bandave, ai e apostrofon Goran Rakiqin dhe Millan Radoiçiqin. Tutje, ai përmend edhe shumë emra të cilat janë përgjegjës për këto banda mes të cilëve edhe atë të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqin dhe tashmë shefin e shërbimit sekret serb Aleksandër Vulin, i cili deri dje ishte në postin e ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë.
Reagimi i deputetit Muja vjen pasi periudhës së fundi në Serbi dhe në protestën e fundi të serbëve në Rudarë të Komunës së Zveçanit janë dhënë deklarata se Prishtina zyrtare disponon me lista për arrestimin e qytetarëve serbë.