Ka dështuar takimi i parashikuar mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Siç njoftoi shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, pala kosovare nuk ka dashur ta zhvillojë takimin dhe ka parashtruar tri kushte për vazhdimin e angazhimit në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.
Tri kushtet e Kosovës, sipas Borrellit, kanë qenë: Formalizimi i marrëveshjeve bazike duhet të nënshkruhet nga shefat përkatës të qeverive; Tërheqja e letrës së rezervimit nga ish-kryeministrja e Serbisë e dhjetorit 2023; Dorëzimi i Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij në Kosovë.
Paraprakisht, Kurti dhe Vuçiq zhvilluan takime të ndara me shefin e diploacisë evropiane Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.