Fillimi i verës për një kategori të qytetarëve do të thotë përgatitje edhe për dimër. Në kërkim të opsionit më të lirë për ngrohje gjatë periudhës së dimrit qytetarëve nuk u janë lënë shumë mundësi për zgjedhje. Gati të gjitha format e ngrohjes kanë shënuar rritje të çmimeve. Kështu ndodh edhe me drunjtë për ngrohje. Aktualisht një m3 dru në vendet e rajonit shitet nga 60 deri në 70 euro, ose më shumë. Por, sa është e sigurtë se ky çmim do të mbetet i njëjtë deri në vjeshtë aspak nuk dihet.
Deri në 80 euro për një metër dru
Blerja e një m3 dru për ngrohje në Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni të Veriut arrinë deri në 80 euro. Një e pjesë e tregëtarëve në shtet në fjalë në çmim e llogarisin prerjen dhe transportin, ndërsa të tjerë për këto shërbime kërkojnë pagesë shtesë. Mesatarja e një metre dru në Podgoricë, aktualisht është 70 euro. Por, tregtarët druajnë se ky çmim mund të jetë i njejtë gjatë muajve në vazhdim.
Shtimi i masave kundër ndotjes në Shkup, viteve të kaluara ka ndikuar që të shtohen kontrollet për shfrytëzimin e drurit për ngrohje. Kësisoj edhe çmimet ndryshojnë nga ato në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, dhe qyteteve tjera. Aktualisht një m3 dru në Shkup, kushton 75 euro. Ndërkohë, në qytetet tjera druri mund të gjendet edhe më lirë.
Situatë e ngjashme mbizotron edhe në Serbi. Nëse qytetarët e Suboticës, për një m3 dru paguajnë mbi 90 euro, ata në Nish, e blejnë për 80 euro.
BeH, në fuqi ndalesa për eksport të drurit
Për momentin në Bosnje e Hercegovinë është në fuqi ndalesa për eksportin e drurit për ngrohje. Ky vendim hyri në fuqi në qershor të këtij viti dhe parashihet të zgjasë 90 ditë. Këshilli i Ministrave të BeH, në arsyetimin e vendimi tha se ndalesa do të zgjasë deri në fund të muajit shtator. Të dhënat e autoriteteve në BeH flasin se eksporti i produkteve të drurit në pesë muajt e parë të vitit është rritur për 78 për qind, respektivisht çmimet e drunjtëve për ngrohje janë rritur për 40 për qind.
Propozim për rritje të çmimeve në Shqipëri
Qeveria e Shqipërisë, planifikon të rrisë për 50 për qind çmimin e ahut, dushkut, pishës dhe bredhit si lëndë kryesore që shërbejnë për dru zjarri.
Deri më sot një m3 ah i madhësisë me gjeri deri në 22 cm kushton 11 euro dhe mbi 22 cm kushton 22 euro. Por, me propozimin e ri çmimi për kategorinë e parë parashihen të jetë 17 euro për m3 dhe 30 euro për të dytën.
Rritjen të çmimeve janë paralajmëruar edhe për drunjtë që shfrytëzohen në industri.
13 Kor 2022
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Samiti III i Diasporës në Tiranë: Diaspora, simbol i qëndrueshmërisë
Në ditën e dytë të Samitit të tretë të Diasporës që po mbahet në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë Rama u shpreh se, përtej simbolikës që ka, ky takim vjen edhe me vetëdijen e plotë për shkruar një tjetër faqe të re për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.