Energjia elektrike sfidë bashkëkohore     Foto: AA

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut në muajin gusht do të paguajnë fatura më të larta për energjinë elektrike. Rritja mesatare sipas Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRE), është 7,3 për qind. Ky vendim hynë në fuqi nga nesër (1 korrik). Kjo rritje sipas KRRE-së, ka mund të jetë më e madhe nëse nuk ishin vendosur blok tarifat. Gjatë periudhës së verës sipas përllogaritjeve të KRRE-së, faturat e rrymës për më shumë se 77 për qind të konsumatorëve do të jenë më të larta për 6,7 për qind. Ndërkohë, 21,8 për qind e konsumatorëve do të kenë fatura më të larta për 6,7 deri në 8,8 për qind. Numri i konsumatorëve që do të pranojnë fatura më të larta prej 8,8 deri në 11,3 për qind është 0,7 për qind. Dhe, mbi 11,4 deri në 100 për qind fatura më të larta gjatë periudhës së verës pritet të pranojnë 0,2 për qind të konsumatorëve.

Ndryshe, gjatë stinës së dimrit parashikimet janë që 59,9 për qind të konsumatorëve do të kenë rritje prej 6,6 për qind të faturave të rrymës, 35,5 për qind rritje nga 6,7 deri në 8,8 për qind. Dy kategoritë tjera që pritet të paguajnë fatura më të lartë të energjisë elektrike gjatë dimrit e përbëjne 4,6 përqindshin e numërit të përgjithshëm të konsumatorëve. Këto konsumatorë do të paguajnë fatura më të shtrenjtë nga 8 deri në 99 për qind.

Rritja e fundit e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut u bë me 1 janar të këtij viti kur çmimi i rrymës u shtrenjtua për 9.48 për qind. Me këtë vendim u shfuqizua edhe tarifa lirë ditore.

Situatë e ndryshme në rajon

Kriza energjetikë nuk i ka lënë pa prekur edhe shtetet e rajonit. Rritjen e çmimit të rrymës e kanë bërë po thuajse të gjithë shtetet. Por, ekizstojnë raste kur vendimet e Komisioneve për Energjetike janë pezulluar nga instancat gjyqësore.

Çmimet në Mal të Zi të njëjta deri në fund vit

Qytetarët e Malit të Zi deri në fund të vitit nuk duhet të frikësohen për rritje të çmimit të energjisë eletkrike. Njëkohësisht autoritet njoftojnë se nuk do të ketë as restrikcione. Drejtuesit е Industrisë së Energjisë Eletkrike në Mal të Zi, apelojnë për shfrytëzim racional të energjisë elketrike për shkak të çmimeve të larta të importit dhe rreshjeve të pakta.

Gjykatat kundër ZRRE-së në Kosovë

Rritja e çmimit për energjinë eletrike që në Kosovë u bë në shkurt të këtij viti ngjalli reagime të shumta te qytetarët dhe opinionin i gjerë. Kjo rritje parashihte fatura më të shtrenjta për 20 për qind për konsumatorët që harxhojnë mbi 800 kilovat për orë brenda muajit. Mirëpo, fillimit Gjykata Themelore e Prishtinës, pastaj ajo e Gjykata e Apelit, sollin vendim me të cilën pezullohet kjo thetje e miratuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Serbia, nuk i shmanget rritjes

Ndër vendet e rralla që nuk e ka rritur çmimin energjisë eletkrike është Serbia. Mirëpo, sipas paralajmërimeve të zyrtarëve që Qeverisë, kjo nuk do të zgjasë edhe shumë. Periudha e dimirit vlerësohet të jetë periudha më problematike si për Serbinë, ashtu edhe për gjitha shtetet e rajonit, dhe më gjerë. Pjesa dërmuese e qytetarëve në Serbi, sipas autoriteteve ngrohen me rrymë kryesisht për shkak çmimi të ulët.

Kroacia dhe Shqipëria me çmime të reja nga prilli - maji


Konsumatorët në Kroaci na fillimi i muajit prill paguajnë për gati 10 për qind fatura më të larta për energjinë elektrike. Drejtuesit e sektorit energjetike në Kroacia, theksuan se këto fatura do të jetë më të larta në muaj për katër euro.

Kjo përllogaritje, siç sqaruan ata, i referohet një klienti tipik që përdor një shërbim të furnizimit publik, në modelin tarifor “ bardhë”, me një raport konsumi 60 për qind në tarifën më të lartë dhe 40 për qind në tarifën më të ulët dhe fatura mesatare mujore e të cilit ka qenë 283 kuna (afërisht 40 euro).

Tarifat e reja për energjinë elektrike në Shqipëri, janë në fuqi nga 1 maji dhe të njëjtat pritet të zgjasin deri më 31 dhjetor të vitit 2023. BeH eksportuese i vetëm aktiv i energjisë elektrike Shitjen e rrymës Bosnja e Hercegovina kryesisht e bënë në Mal të Zi dhe Serbi. Mirëpo, kjo e fundit edhe pse siguron energji eletkrike nga BeH, megjithatë ka çmime më të ulta për konsumatorët. Dallimi sipas njohësve të çështjeve energjetike është se në vendet e rajonit ekzistojne politika të ndryshme qeveritare në kontekst të subvencionimit të çmimit të energjisë elektrike. Ndërkohë, në BeH kjo nuk ndodhë dhe ekziston sistem tjetër.

TRT Balkan