Erdoğan e Rama takohen në Samitin e NATO-s në Vilnius.     /Foto: AA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në margjinat e Samitit të Liderëve të Shteteve dhe të Qeverive të NATO-s në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius.

Takimi është zhvilluar i mbyllur për media.

Kryeministri Rama, në përshkrimin e takimit me Erdoğanin, tha se kanë diskutuar për situatën në rajon dhe veçanërisht për Veriun e Kosovës.

Po ashtu, presidenti turk gjatë ditës së sotme u takua me kryeministrin grek, Kiryakos Mitsotakis.

Presidenti turk gjatë ditës së sotme u takua me kryeministrin grek, Kiryakos Mitsotakis. AA

Në këtë takimin morën pjesë edhe delegacionet, Erdoğan u shoqërua nga ministri i Jashtëm Hakan Fidan dhe kryekëshilltari i Presidencës turke ambasadori Akif Çağatay Kılıç.

TRT Balkan / agjencitë