Fidan në Tiranë: Të vendosur për eliminimin e FETO-s në Shqipëri.     /Foto: AA

Türkiye dhe Shqipëria në vitin 2024 pritet ta zhvillojnë Këshillin e Parë të Partneritetit Strategjik, tha në Tiranë, ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, në konferencën e përbashkët me homologun e tij Igli Hasani.

“Ne synojmë të rrisim vëllimin e tregtisë në 2 miliardë dollarë. Ne nënvizuam angazhimin tonë për të eliminuar mbetjet e FETO-s në Shqipëri. Türkiye dhe Shqipëria në vitin 2024 pritet ta zhvillojnë Këshillin e Parë të Partneritetit Strategjik”, tha Fidan.

Nikoqiri i takimit, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, tha se marrëdhëniet mes dy vendeve në çdo fushë si për dialogun politik, si në shkëmbimin në fushën e ekonomisë, kulturës e arsimit janë të shkëlqyera.

Ky takim e forcon karakterin strategjik të bashkëpunimit në të gjitha fushat në rrafshin rajonal dhe global. Türkiye mike na është gjendur gjithmonë pranë në ditët tona më të vështira. Me Türkiyen na bashkon një histori e gjatë dhe një miqësi e sinqertë mes dy popujve.

Temë e diskutimit mes Fidanit dhe Hasanit ishin edhe çështjet rajonale dhe globale, sidomos për luftën Ukrainë-Rusi, respektivisht ndikimin që ka për sigurinë në Evropë.

Një masakër po ndodh në Gaza

Kryediplomati turk, Hakan Fidan, mes të tjerash para gazetarëve në Tiranë, theksoi se një çështje shumë e rëndsishme është tragjedia njerzore që po ndodh në Gaza.

“Ju e dini që në Palestinë po ndodh një masakër. Tashmë kemi miliona palestinezë që janë marrë robër dhe janë lënë në kushte të urisë. Dhe kjo tregon që një fatkeqësi e madhe po ndodh”, tha Fidan.

Komuniteti ndërkombëtar sipas tij nuk ka treguar një reagim në nivelin e duhur duke mos mundur ta ndalojë këtë masakër.

“Dua ta ftoj opinionin ndërkombëtar që të përdor mënyra të tjera, që të marrin masa dhe kjo të përfundojë sa më shpejtë, në të kundërtën do jetë shumë vonë, do të humbasim edhe shumë njerëz shkaku i urisë, pos bombave dhe plumbave”, theksoi ai.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, kryediplomati turk Fidan, pritet të takojë edhe krerët e shtetit shqiptar. Ndryshe, Shqipëria është stacioni i parë i Fidanit, në turneun rajonal që përfshin vizitën në Bullgari dhe Rumani.

TRT Balkan