Bashkësia Fetare Islame (BFI) e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ka filluar realizimi i projektit për restaurimin e Xhamisë "Koxha Kadi Ahmed Efendi" në Manastir, e cila daton nga fillimi i shekullit XVI.
Siç njoftoi BFI-ja, xhamia është ndërtuar në vitin 1529 nga Kadiu lokal Ahmed Efendi, ndërsa ka pasur edhe Medrese në afërsi të tregut të druve.
Në njoftim thuhet se me këtë fillon edhe realizimi i protokollit të nënshkruar në mes të kreut të BFI-së Shaqir Fetai dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Republikës së Türkiyes me seli në Ankara.
"Xhamia Koxha Kadi Efendi është xhamia e tretë që restaurohet me donacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Türkiyes dhe është xhamia e tetë që do të jetë në përdorim për besimtarët e Manastirit dhe rrethinës", thuhet në njoftim.
Me këtë rast, Fetai falënderoi Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve për fillimin e këtij projekti dhe u dëshiroi punë të mbarë.