Qeveria miraton vendimin për dërgimin e FSK-së në Shqipëri për operacione humanitare.
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike ku mori disa vendime.
Në këtë mbledhje u miratua kërkesa e Shqipërisë për dërgimin e një kontingjenti të FSK-së për operacione humanitare me qëllim të dhënies së ndihmës në kërkim-shpëtim.
“Është Miratuar vendimi i Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacionin humanitar, sipas kërkesës së Republikës së Shqipërisë, me qëllim të dhënies së ndihmës në kërkim-shpëtim”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Qeveria nuk dha më shumë informata për këtë vendim.
TRT Balkan / agjencitë