FSK-ja përfundon stërvitjen fushore “Steel Alpha 2023". / Photo: Forca e Sigurisë së Kosovës/Facebook

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë përfunduar ushtrimin fushor “Steel Apha 2023”. Këto stërvitje, sipas FSK-së, janë realizuar në kuadër të përgatitjeve për ushtrim “Defender Europe 2023”.

“Në kuadër të përgatitjeve për Ushtrim “Defender Europe 2023”, është realizuar Ushtrimi Fushor “Steel Alpha 2023” për valdimin e Kompanisë A dhe Togut IVR nga Regjimenti i Dytë i Forcave Tokësore”, thotë FSK-ja në Facebook.

Ka përfunduar ushtrimi fushor “Steel Alpha 2023” Në kuadër të përgatitjeve për Ushtrim “Defender Europe 2023”, është...

Posted by Forca e Sigurisë së Kosovës on Monday, May 8, 2023

Në këtë ushtrim janë kryer stërvitje për operacione të mbrojtjes, sulmuese, të sigurisë dhe stabilitetit, duke i përfshirë këtu edhe stërvitjet në nivel kompanie (LFX) me të gjitha sistemet e armatimit.

Pjesë e Defender Europe 2023 që pritet të zhvillohet edhe në Kosovë, sipas krerëve të Kosovës, do të jenë 1.300 ushtarë kosovarë, krah për krah me aleatët e tyre nga ShBA-ja dhe aleatët e tjerë.

TRT Balkan