Gazetarët e Maqedonisë së Veriut më të sigurtët në rajon.     Foto: MIA

Siguria e gazetarëve e kërcënuar nga shkelja e lirive dhe të drejtave të tyre gjatë punës është një problem mbarëkombëtar.

Çdo vit e më shumë rritet numri i rasteve ku gazetarët janë viktimë e vrasjeve, arrestimeve dhe likuidimeve.

Por, sa janë të mbrojtur gazetarët në vendet e Ballkanit, këtë së fundmi e tregon hulumtimi i Sindikatës së Mediave në Malin e Zi me titull “Indeksi i sigurisë së gazetarëve”, i cili i referohet situatës në vitin e kaluar.

Indeksi i sigurisë është krijuar me qëllim të matjes dhe monitorimit të ndryshimeve në mjedisin politik në vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në sigurinë e gazetarëve dhe aktorëve të medias gjatë punës së tyre.

Notat e shteteve në bazë të vlerësimit varionin nga një si më e keqja deri në shtatë si më e mira, thuajse të gjitha vendet e Ballkanit janë vlerësuar mesatarisht.

Maqedonia e Veriut lidere në rajon

Gazetarët në Maqedoninë e Veriut në bazë të Indeksit të sigurisë së gazetarëve gëzojnë primatin e liderit në rajon sa i përket aspektit të lirive dhe të drejtave të gazetarëve, gjegjësisht sigurisë së tyre gjatë ushtrimit të profesionit me vlerësim të koeficientit prej 3.93.

Mali i Zi e dyta

Indeksi i sigurisë së gazetarëve Malin e Zi e rendit si e dyta sa u përket të drejtave dhe lirive që gëzojnë gazetarët në këtë shtet me koeficient prej 3.59.

Kosova dhe Shqipëria thuajse të njëjta

Nuk vërehet ndonjë diferencë e madhe ndërmjet sigurisë së gazetarëve në vendet e Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas Indeksit në fjalë, Kosova ka koeficient të sigurisë 3.39 ndërsa Shqipëria 3.38.

BeH dhe Serbia më së keqti në rajon

Bosnë e Hercegovina (BeH) dhe Serbia janë ndër vendet ku gazetarët gëzojnë të drejtat dhe lirinë më të ulët të ushtrimit të profesionit të tyre.

Indeksi i sigurisë së gazetarëve në BeH sipas koeficientit nga 1-7 është vlerësuar me 3.00, ndërsa Serbia radhitet e fundit në rajon me koeficient të sigurisë prej 2.95.




TRT Balkan