Me rastin e 2 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për përfundimin e pandëshkueshmërisë së krimeve kundër gazetarëve, organizatat e gazetarëve në Maqedoninë e Veriut kërkuan miratimin e ndryshimeve ligjore për mbrojtje më të madhe të gazetarëve.
Në një konferencë për media të mbajtur para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, përfaqësuesit e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias (SPGM) kërkuan që sulmi ndaj gazetarit të konsiderohet si sulm ndaj profesionin dhe jo sulm ndaj personit fizik.
Ata kërkuan nga partitë politike që menjëherë të miratojnë ndryshime në Kodin Penal, me çka sulmi ndaj gazetarëve do të trajtohej si sulm ndaj një zyrtari dhe i kërkuan Kuvendit të tregojë mirëkuptim ndaj sigurisë së gazetarëve si parakusht për punën e tyre.
"Sot përmbushen saktësisht 5 vjet nga fillimi i iniciativës për ndryshimin e Kodit Penal, me të cilin gazetarëve dhe punonjësve të medias do t'u sigurohej mbrojtje më e madhe, gjegjësisht sulmet ndaj tyre do të trajtoheshin sipas detyrës zyrtare nga prokuroria dhe institucionet shtetërore", tha Pavle Belovski, ushtrues detyre kryetar i SPGM-së.
Ai shtoi se për këtë temë janë mbajtur takime edhe me përfaqësues të qeverisë, duke shtuar se kanë kaluar 17 muaj që kur Ministria e Drejtësisë i ka dërguar amendamentet në Kuvend, por ato ende nuk janë miratuar.
Mlladen Çadikovski, kryetar i SHGM-së, gjithashtu theksoi se gazetarët përballen me mosndëshkim serioz për krimet e kryera ndaj tyre.
"Në vitin 2020 ka pasur 14 sulme ndaj gazetarëve, nga të cilat 8 kanë qenë ndaj gazetareve dhe vetëm 2 janë zgjidhur me vendim gjykate. Në vitin 2021 nga 5 sulme, 3 kanë qenë ndaj gazetareve. Në vitin 2022, pra deri më tani kemi 6 sulme ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave", tha Çadikovski.
Përfaqësuesit e organizatave të gazetarëve kanë bërë të ditur se nëse deri në fund të vitit nuk miratohen ndryshimet ligjore, planifikojnë të bojkotojnë aktivitetet e Kuvendit.
Ata gjithashtu thanë se SHGM dhe SPGM i bashkohen nismës globale të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve dhe i bënë thirrje Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të mbështesë miratimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për sigurinë dhe pavarësinë e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë mediatikë.
Ndryshe, propozimet fillestare janë që sulmi ndaj një gazetari të konsiderohet si sulm ndaj një personi zyrtar, me çka dënimi me burg arrinë deri në tre vite heqje lirie.
2 Nën 2022
Gazetarët në Shkup: Pjesë e Kodit Penal ose bojkot të Kuvendit
Iniciativa për ndryshimet e dispozitave të Kodit Penal të Maqadonisë së Veriut për mbrojtje më të madhe të gazetarëve u iniciuan pesë vite më parë.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Steinmeier nuk premton anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE
Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier gjatë vizitës në Shkup tha se askush nuk mund të sigurojë që Maqedonia e Veriut mund të bëhet anëtare e BE-së deri në fund të vitit 2030, por e rëndësishme sipas tij është që të vendoset kjo si qëllim.
Protestë e transportuesve privatë në Shkup, kërkojnë shlyerjen e borxhit
Duke filluar nga ora 7 e mëngjesit, rreth 30 autobusë dhe qindra punëtorë të dy kompanive kanë bllokuar kryqëzimin te qendra tregtare "Mavrovasja", përkatësisht udhëkryqin në bulevardet "Goce Dellçev" dhe "Krste Petkov Misirkov".
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore