Numri i banorëve në Greqi gjatë 10 viteve të fundit ka rënë për 382.716, gjegjësisht 3.5 për qind, raportojnë sot mediat lokale, duke iu referuar agjencisë shtetërore për statistikë
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë që këtë vit e kreu Enti grek për statistikë (ELSTAT), shifra momentale e banorëve arrin 10.432.481, bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve AMNA.
Kjo tregon për rënien e numrit të banorëve prej 3.5 për qind krahasuar me regjistrimin e fundit të vitit 2011 kur vendi numëronte 10.815.197 banorë.
Femrat përbëjnë 51.3 për qind të popullatës dhe janë 5.357.232 ndërsa meshkuj janë 5.075.249.
Në raport theksohet se pothuajse 3.8 milionë njerëz jetojnë në rajonin e decentralizuar të Atikës, i cili përfshin kryeqytetin Athinë dhe qytetin port pranë Pireut.
20 Kor 2022
Greqi, brenda 10 viteve 382 mijë banorë më pak
Në krahasim me regjistrimin e fundit të vitit 2011 numri i popullatës është zvogëluar për 3.5 për qind
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Fico-Vuçiq në Beograd: Sllovakia dhe Serbia mund të mbështeten mes vete
"Serbia me të vërtetë e meriton ndihmën e Bashkimit Evropian në këtë fushë sepse është kërkuese dhe e kushtueshme", tha Fico dhe shtoi se Serbia e ndihmoi dhe po e ndihmon BE-në në migrim në atë mënyrë që pak vende të tjera mund ta bënin.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore