Qytetarët në Greqi janë paralajmëruar të jenë të kujdesshëm për shkak të rrezikut të lartë të zjarrit në pyje deri më 21 qershor.
Në njoftimin e bërë nga Observatori Kombëtar i Athinës (EAA) thuhet se rreziku nga zjarri në pyje është i lartë deri më 21 qershor, veçanërisht në Euboea, Lesbos, Kios, Samos dhe Kretë, ku do të jenë efektive erërat veriore.
Qytetarëve pranë zonave pyjore u është bërë thirrje të shmangin sjelljet që rrisin rrezikun e zjarrit dhe të kenë kujdes.
Nga ana tjetër, në Greqi, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 35 zjarre në pyje, është raportuar se një zjarrfikës ka mbetur i lënduar nga zjarri në pyllin e Dramës ditën e djeshme.
Mësohet se në Spitalin e Dramës vijon mjekimi i zjarrfikësit, i cili ka pësuar djegie në fytyrë dhe dorë.