Greqia do të blejë sistemet raketore "Spike NLOS" nga Izraeli. Komunikata është publikuar pas mbledhjes së rregullt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të kryesuar nga kryeministri grek, Kiryakos Mitsotakis.
"Në mbledhje u miratua blerja e 'Spike NLOS' për nevojat e Forcave të Armatosura dhe u dha informacion mbi ecurinë e programeve të tjera të armatimit", thuhet në komunikatë.
Gjithashtu, thuhet se në takim u diskutua edhe për çështjet e migrimit dhe luftimin e zjarreve në pyje.
Sipas lajmeve në mediat greke, në muajt e fundit janë zhvilluar negociata serioze mes Greqisë dhe Izraelit për blerjen e sistemeve raketore "Spike NLOS" të prodhimit izraelit.
AA